Renault, Nissan dhe Mitsubishi bashkojnë forcat më fort se kurrë!

Renault, Nissan dhe Mitsubishi bashkojnë forcat më fort se kurrë!


Ndërkohë që Tesla vazhdon të punojë fort për të realizuar objektivat e saj, gjërat duken goxha mirë pas dy oqeaneve që lagin tokën e zbuluar nga Kristofor Kolombi.

Aleanca Renault-Nissan, është ende në kryesim përsa i përket njësive të shitjeve të makinave elektrike. Mitsubishi u bë pjese e aleancës thuajse 1 vit më parë. Me sa duket ata nuk duan të dorëzohen dhe synojnë të vazhdojnë të jenë përsëri lider të tregut. Ata planifikojnë të prezantojnë 12 modele të reja deri në vitin 2022, gjithashtu edhe të ulin kost e baterive. Gjithashtu ata planifikojnë 40 modele të cilat do të jenë të paisura me nivele të ndryshme autonomie, dhe 1, e cila nuk do të ketë vojë fare për shofer.

Lexoni: Makinat dhe rrugëtimi i tyre i ri!

Së fundmi ata prezantuan planin e dyre 6 vjeçar të quajtur “Alliance 2022” në një mbledje në Paris. CEO i aleancës Carlos Ghosn, foli për synimet e kompanisë për elektrifikimin, autonominë, dhe ndërlidhjen midis makinave. I gjithë ky ndryshim do të jetë mjaft i kushtueshëm. Por Ghosn është i bindur se ndarja e platformave brenda kompanisë, do ti lejojë ata të jenë më kompeditiv. “Do të përdorim “ekonominë e shkallës” për të krijuar një avantazh kundrejt konkurentëve u shpreh Ghosn. Aksionet e Renault u rritën me 0.8% qe pas mbylljes së konferencës. Çmimi më i lartë ky që nga data 27 korrik.

Lexoni: Tesla dhe shitjet e saj në Hong Kong: 2939 në Mars, 0 në Prill

Renault, Nissan dhe Mitsubishi, duhet të përballen me rivalitetin e fortë të Volkswagen Group, dhe rritjen e vazhdueshme të Tesla nga ana tjetër. Tesla, pas prezantimit të Model 3, i përballueshëm nga më shumë persona, bëhet një rival i drejtërdrejtë me aleancën. E gjithë kjo, në një moment kur Kina, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, kanë nisur përpjekjet e tyre drejt eleminimit të makinave me motorrë me djegie të brendshme.

Lexoni: Fundi i të qënit pronar i makinës tënde

Aleanca, shiti 5.27 milionë automjete në gjysmën e parë të vitit 2017, duke kaluar edhe liderin e mëparshëm, Toyota Motor Corp., por edhe Volkswagen Group. Ata presin që të jenë lider i vitit 2017, edhe për gjysmën e dytë të vitit, me 10.5 milionë njësi të shitura. Dhe ashtu siç shprehet edhe Ghosn, të paktën 14 milionë deri në vitin 2022.

“Kur ti ke “shkallën”, nuk ke nevojë pse të kërkosh për rrugë të shkurtra. Ti mundesh të zhvillosh teknologji të reja, që janë të nevojshme për makinat e së ardhmes.” u shpreh Ghosn.

Burimi: Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0