Si Millennials do të ndryshojnë botën e luksit? - Business Magazine Albania

Si Millennials do të ndryshojnë botën e luksit?


Tregu i luksit pritet që të rritet përsëri në vitin 2017, duke iu referuar studimit të bërë nga Bain & Co. Shitjet e të mirave të luksit pësuan një rënie të vogël në vitin 2016, nga 280 miliardë $ në vitin 2015 në 277 miliardë $ vitin e kaluar, por çereku i parë i këtij viti është tashmë premtues. Bain parashikon një rritje prej 4 % këtë vit, pra deri në 289 miliardë $.

Bain citon disa faktorë për këtë vit të suksesshëm, duke përfshirë shpenzime robuste nga konsumatorët kinezë dhe një rritje në turizmin europian. Faktori tjetër kryesor i kësaj rritje gjithashtu do të përcaktojë tregun e luksit për dekadën e ardhshme e më tej: Mënyra e konceptimit dhe idetë e Millennials.

Që nga viti 2025, Bain parashikon që Millennials do të jenë përgjegjës për 45% të tregut global të të mirave të luksit. Kjo krijon mundësi të mëdha për shumë marka, por njëkohësisht krijon dhe vështirësi, sepse Millennials mendojne ndryshe nga gjeneratat paraardhëse.

Lexoni: Marcus Lemonis këshillon të rinjtë: “Bëni çdo punë dhe mos jetoni me prindërit tuaj”

“Millennials kanë paradigmë shumë më të ndryshme se të prindërve të tyre, sidomos në shtetet më të zhvilluara. Ata janë gjenerata e parë që jetën e një adulti e kanë përballuar në kushte më të vështira ekonomike. Ata kanë një vizion më laik të botës: p.sh. familja dhe feja nuk luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën e tyre. Gjithashtu Millennials bëjne pjesë në revolucionin dixhital, i cili sjell një këndvështrim të ri për kohën, hapësirën dhe mundësitë. Gjithçka është e mundur,” tha Claudia D’Arpizio.

Gjithë këto ndryshime nënkuptojnë se konsumimi interpretohet ndryshe nga Millennials. Konsumimi i produkteve tregon se kush je, prandaj Millennials janë më të përkushtuar se brezat paraardhës,” shton D’Arpizio.

Millennials vlerësojnë më shumë eksperiencat sesa produktin, që do të thotë se eksperienca e një blerje, në dyqan ose online, duhet të bëhet më interaktive që konsumatori të ndihet sikur është pjesë e markës. Përndryshe, ç’vlerë ka të dalësh nga shtëpia për të blerë?

Por të gjitha markat e luksit kanë punë për të bërë nëse duan të tërheqin Millennials. Markat me një avantazh për të joshur Millennials janë ato marka, të cilat kanë lënë pas zakonet e vjetra të luksit dhe janë duke u fokusuar në kërkesat e Millennials, në vizionin futuristik më shumë se atë të shkuar dhe duke qenë të hapur për bashkëpunime të mëtejshme me kompani të sektorëve të ndryshme.

Lexoni: Përse të rinjtë nuk blejnë më makina dhe apartamente?

Aspekti tjetër i mënyrës së koceptimit dhe ideve të Millennials është që kjo gjeneratë është shumë më inovative se të tjerat, sidomos në pikëpamjen e sipërmarrjes. Nëse ata nuk gjejnë një markë, e cila i përshtatet preferencave të tyre, ata krijojnë një markë të tyren.

“Unë vërtet mendoj se bota e luksit po kalon një fazë transformimi, po aq i fortë sa ai i viteve ’70 dhe ’80, i cili krijoi tregun e luksit që në njohim ditët e sotme.”

Burimi: forbes.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0