Një shumicë e konsiderueshme e grave 63%, kurrë nuk kanë pasur një mentor zyrtar gjatë karrierës së tyre. Tashmë dihet që çdokush në komunitetin global të biznesit, e ka mundësinë të ndihmojë në uljen e kësaj shifre.
Unë kam qenë tepër me fat dhe jam bërë pjesë e një programi mentorimi në fazat e hershme të jetës sime profesionale. Unë kërkova një mentor, sepse kisha nevojë për dikë që mund të më ndihmonte për të gjetur mënyrën e duhur që të më dëgjohej zëri.
Lexoni: Reflektim mbi lidershipin nga Mateo Prifti
Duke qenë një grua, e cila punonte në industrinë e teknologjisë, kisha nevojë për një udhëzim për të dhënë kontributin tim më të mirë në një nivel strategjik.
Mentorimi është një pikë esenciale, sepse sjell një mundësi për të nxitur rritjen dhe suksesin ndërmjet liderëve dhe kolegëve. Të ndjekurit e një programi mentorimi, përmirëson performancën e punonjësve. Ndërkohë, mentorët e marrin shpërblimin e tyre gjatë kohës që shikojnë studentët e tyre të përparojnë drejt suksesit.
Sipas të dhënave të këshillimit mbi mentorshipin MicroMentor, 83% e bizneseve të vogla me programe mentorimi mbijetojnë më shumë se 5 vite. Micromentor gjithashtu zbuloi se bizneset e vogla dhe të mesme me programe mentorshipi pësojnë një rritje prej 83% të fitimeve (ndryshe nga kompanitë pa programe mentorshipi, të cilat kanë një rritje prej 16% të fitimeve). Eshtë mëse e dukshme vlera e bizneseve që aplikojnë programin e mentorimit.
Së fundmi kam reflektuar mbi përvojën time personale të mentorimit gjatë një paneli me sipërmarrësi në SageSamit SHBA, në Atlanta. Ne diskutuam rreth mënyrave sesi pronarët e bizneseve jo vetëm mund të mbijetonin, por edhe mund zhvilloheshin tej mase. Në vijim, ne vumë re që ky proces shpesh nxjerr në pah perspektiva të reja në trajektoren e rrugëve të karrierës dhe të ardhmes së vetë mentorëve.
Ajo bisedë më frymëzoi mua të ndaja tre hapat që liderët mund të ndërmarrin në mbështetjen dhe udhëheqjen e kolegëve sipërmarrës, në një mënyrë domethënëse.
Lexoni: 10 thënie nga John F. Kennedy për Lidershipin dhe Rritjen Personale
Hapi 1: Përcaktoni fazat
Qasja juaj ndaj mentorimi zë një vend të rëndësishëm përsa i përket rezultatit që do të vijë nga kjo marrëdhënie, që është ende ne fillimet e saj. Të qenit një udhëheqës pa qëllime dhe pa plane të mirëmenduara, mund t’ju shkaktojë thjesht një mundësi të shkuar dëm. Që të jeni një mentor i mirë, ju duhet të keni kuptuar ashtu siç duhet faktin që personi i cili kërkon udhëzim nga ju, në fakt shikon tek ju shembullin që ai ka zgjedhur të bëhet në të ardhmen. Për mentorët, është e rëndësishme të kuptojnë në fazat e hershme se çfarë presin ata që kanë nën udhëheqje nga ndërveprimi i tyre, dhe më pas të ndërtojnë një program mentormi nga fillimi. Mentorët duhet të qartësojnë me “studentët” e tyre çdo pritshmëri rreth objektivave dhe rezultateve. Gjatë fazave të para të programit të mentorimit, të dyja palët e përfshira, kanë nevojë të bien dakord mbi disa principe dhe duhet të evidentojnë limitet. Kjo praktikë, krijon një mjedis më të sigurt të marrjes përsipër të riskut, të mundësuar nga besimi dhe ndershmëria.
Hapi 2: Krijoni një eksperiencë të hapur, produktive dhe sfiduese
Mentorët duhet të kenë si prioritet lehtësimin e rritjes së atyre që udhëheqin duke ndarë me ta njohjet dhe burimet e tyre. Ata duhet të kërkojnë për mundësi të cilat i sfidojnë “studentët” e tyre dhe i bëjnë të lëvizin përtej zonave ku tashmë ndihen kompetentë. Në një program të suksesshëm, çdo mentor duhet të përqendrohet në zhvillimin e plotë të “studentit” të tij. Gjatë gjithë kësaj periudhe, palët duhet të gjejnë kohë për çështje të ndryshme në mënyre që të vlerësojnë progresin dhe të sigurojnë një feedback të sinqertë dhe të ndershëm.
Hapi 3: Zgjeroni mundësitë
Mentorët gjithashtu, duhet të respektojnë kohën e “studentëve” të tyre. Mentorët me aspirata dhe me eksperiencë, duhet të jenë të organizuar dhe të përpiktë me programin e tyre. Për të bërë që “studentët” të marrin atë duhet, mentorët duhet gjithmonë të kenë një plan paraprak dhe të marrin përsipër ndjekjen e objektivave. Gjithashtu, mentorët duhet të jenë të hapur ndaj studentëve të tyre. Maja më e lartë e arritur nga të punuarit me dikë në kontekstin e mentorrimt, mund të ndryshojë qasjen tuaj personale ndaj lidershipit. Në rastin tim, mentorimi ka përforcuar rëndësinë e të parit të gjërave në këndvështrime të ndryshme. Ai më ka ndihmuar të aplikoj perspektiva të reja në mënyrën si menaxhoj njerëzit. Shumë shpejt mësova se në fakt, mentorimi ndihmon të gjitha palët e përfshira në të.
Lexoni: Lidershipi mësohet nga Eksperienca, Mentorimi, Dështimet
Programet e mentorshipit janë mjete mjaft të fuqishme për bizneset e vogla. Një ndër studimet tona në Sage Group, nxori në pah që ndërkohë që 28% e bizneseve te vogla në vend kanë programe mentorimi, 93% e tyre e kuptojnë që këto programe përmirësojnë performancën e përgjithshme të kompanisë. Në praktikë, mentorët sigurojnë profesionalizëm për ata që duan të zhvillojnë aftësitë e biznesit dhe të rrisin fitimet e tyre së bashku me produktivitetin. Mentorimi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në ndihmën që u jep njerëzve për të realizuar një punë të mirë, pavarësisht vështirësive.
burimi: Entrepreneur
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.