10 thënie nga John F. Kennedy për Lidershipin dhe Rritjen Personale - Business Magazine Albania

10 thënie nga John F. Kennedy për Lidershipin dhe Rritjen Personale


John F. Kennedy, i njohur për sharmin e tij dhe të folurën në publik, është presidenti i parë më i ri, i cili në moshën 43 vjeçare u zgjodh për të drejtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot, amerikanët e kujtojnë atë me dashuri si një figurë frymëzuese dhe një ndër presidentët më të dashur në histori.

Këto janë 10 thëniet më frymëzuese për lidershipin nga John Kennedy:

Për edukimin

“Sa më shumë rriten dijet tona, aq më shumë shpaloset injoranca jonë.”

“Lidershipi dhe të nxënit janë të domosdoshëm për njëri tjetrin.”

“Qëllimi i edukimit është rritja e dijeve dhe përhapja e së vërtetës.”

Për veprimin

“Veprimi ka risqet dhe kostot e tij, por të kushton shumë më shumë të rrish në vend duarkryq.”

“Nuk duhet të negociojmë kurrë nga frika. Por asnjëherë nuk duhet të kemi frikë të negociojmë.”

“Koha e duhur për të rregulluar çatinë është atëherë kur dielli shkëlqen.”

“Ata që guxojnë të dështojnë mund të arrijnë shumë.”

Për aftësitë

“Njeriu është ende kompjuteri më gjenial nga të gjithë.”

Për mundësitë

“Ndryshimi është ligji i jetës. Dhe ata të cilët shohin vetëm të shkuarën ose të tashmen po humbasin të ardhmen.”

“Gjërat nuk ndodhin. Gjërat janë bërë që të ndodhin.”

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0