N2 Academy sjell në Shqipëri emrat më të njohur për artin e programimit - Business Magazine Albania

N2 Academy sjell në Shqipëri emrat më të njohur për artin e programimit


Çfarë është Summer Bootcamp?

Një trajnim intensiv 3-javor mbi artin e programimit dhe shkencat kompjuterike që zhvillohet nga data 19 Qershor deri në 7 Korrik 2017. Ju do të mund të mësoni si të mendoni në mënyrë algoritmike dhe si të ndërtoni produkte teknologjike. Çdo ditë do të përfshijë një leksion interaktiv e më pas punë individuale dhe në grup, ku së bashku me mentorët tanë do të zgjidhni probleme nga bota reale.

N2 Academy është një nismë që synon rritjen e interesit të të rinjve për të marrë iniciativa në fushën e teknologjisë, si dhe krijimin e një rrjeti të rinjsh që synojnë të zhvillojnë një karrierë në teknologji. Me anë të aktiviteteve të ndryshme synohet të sillen së bashku sa më shumë të rinj të talentuar dhe të apasionuar pas teknologjisë, duke nxitur kështu inovacionin dhe krijimtarinë.

Çfarë do mësohet në këtë trajnim?

  • Programim në Python dhe Javascript
  • Ndërtim faqesh dinamike me HTML+CSS
  • Përdorimi i databazave SQL
  • Si funksionon interneti dhe baza mbi networking
  • Machine Learning dhe Artificial Intelligence

Cilët janë mentorët?

Ekipi përbëhet nga liderë të rinj shqiptar në fushën e teknologjisë, nga Silicon Valley, Cambridge, Europë dhe më gjerë.

Tomas Pllaha
Backend Software Engineer (remote) at Constructor.ioConstructor.io Jacobs University Bremen Munich Area, Germany
 

Aleksander Bello
Software Engineer at WhatsApp Inc.
WhatsApp Inc. California Institute of Technology
San Francisco Bay Area

  Julia

Technical program manager, Facebook

Arjaldo Karaj
Product Manager at Cliqz GmbH
Cliqz GmbH The University of Edinburgh
Munich Area, Germany
 

Flutra

Software Engineer Netflix

Konstandin Angjellari
Software Engineer, Airfind INC

 

Florentina

Abuse Investigator Facebook

Gerta

Student at Master of Engineering in Logistics at MIT

Albano

Security Researcher, Cybereason

Jona

Program Manager, Ericsson

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0