Ja cilat janë 5 parashikimet për të ardhmen dixhitale - Business Magazine Albania

Ja cilat janë 5 parashikimet për të ardhmen dixhitale


Dixhitalizimi po pushton tokën dhe zhvendosja e gjeneratave drejt smartphone-ëve, kompjuterave dhe tabletëve po bëhen opsionet e vetme për konsumin e mediave.

Por rritja e dixhitalitizimit nuk do të ndikojë vetëm tek të rejat më të fundit. Reklamat dhe televizioni gjithashtu do të ballafaqohen me përçarje të mëdha në vitet e ardhshme.

Gjatë shtatë viteve të fundit, IGNITION, konferenca kryesore e biznesit, ka mbledhur mendjet më të mëdha të medias dhe teknologjisë për të ndarë me ne sesi ata e shohin të ardhmen. Nëpërmjet intervistave, demo-ve të avancuara dhe këndvështrimeve nga pionierët e industrisë, pjesëmarrësit mësuan se për cilat tendenca kryesore duhet të jenë të vetëdijshëm dhe çfarë duhet të bëjnë për të qëndruar gjithmonë një hap përpara.

Henry Blodget hapi konferencën më të fundit të IGNITION me një prezantim të titulluar “E ardhmja Dixhitale: Gjëja tjetër e madhe që po vjen”. Dhe ai duhet ta dijë, pasi është bashkë-themelues, CEO dhe kryeredaktor i Business Insider, një nga faqet më të lexuara të lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në botë me më shumë se 80 milionë vizitorë në muaj në mbarë botën.

Në prezantim, Blodget detajoi se ku ka të ngjarë që e ardhmja e digjitalizimit të jetë e drejtuar.

Business Magazine sjell për ju disa nga përfundimet kryesore të konferencës:

  • Konsumi i medias dixhitale po rritet. Gjithçka tjetër po pakësohet.
  • Reklamat dixhitale po rriten. Çdo gjë tjetër po mbetet e njëjtë.
  • Është Google, Facebook dhe pastaj vijnë gjithë të tjerët.
  • Edhe pse TV tradicionale ka kaluar kulmin e saj, ai nuk do të shuhet.
  • Gjëja e ardhshme më e madhe nuk janë orët apo syzet e zgjuara madje as realiteti virtual.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0