Dentem i bashkohet "Station F", inkubatorit më të madh të startupeve në Europë - Business Magazine Albania

Dentem i bashkohet “Station F”, inkubatorit më të madh të startupeve në Europë


Stacioni F është kampusi i vetëm i startup-eve që mbledh së bashku një ekosistem të tërë sipërmarrësish nën një çati, i mbështetur nga Xavier Niel. Tashmë Dentem do të bëhet pjesë e saj.

Në një postim në blogun e tyre, ata shprehen: “Ne përpiqemi dhe luftojmë që të jemi inovator, prandaj do të jemi në Francë, në mënyrë që të ndjekim ambiciet tona dhe të bëjmë platformën tonë më të mire”.

“Pas ndërtimit të platformës nga e para në një kohë të shkurtër, tani po futemi në territore të paeksploruara. Fokusi ynë kryesor për të ardhmen nuk do të jetë vetëm lidhja, por do të zgjerohet në inteligjencën artificiale (AI) me chat-et inteligjente dhe integrim të teknologjisë sonë në mediume të reja. Me teknologjitë Machine Learning* dhe Image Processing*, ne do t’i bëjmë më të lehtë jetën dentistëve. Pra, ne do të përqendrohemi më shumë në realitetin virtual dhe të shtuar me teknologji të reja që do t’u mundësojnë brezave të rinj të arrijnë më shumë, duke shpenzuar më pak kohë,” thuhet në blog.

Dentem

Machine Learning* – është nënfushë e shkencës kompjuterike që, sipas Arthur Samuel në vitin 1959, i jep “kompjuterëve aftësinë për të mësuar pa u programuar në mënyrë eksplicite”.

Image Processing* – analiza dhe manipulimi i një imazhi të dixhitalizuar, veçanërisht për të përmirësuar cilësinë e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0