Shpi.al, startup-i shqiptar në industrinë e pasurive të paluajtshme - Business Magazine Albania

Shpi.al, startup-i shqiptar në industrinë e pasurive të paluajtshme


Sipërmarrësi shqiptar Tomi Kallanxhi ka punuar që nga diplomimi në universitet në qytetin e Tiranës për të realizuar ëndrrën e menaxhimit të kompanisë së tij, Shpi.al.

Disa vite më parë, Kallanxhi më në fund e arriti këtë qëllim me Shpi.al, një website për pasuritë e paluajtshme që i jep përdoruesve informacione transparente rreth tregut të tyre, i pari i këtij lloji brenda vendit.

“Ajo që më ndihmoi të filloja ishin aftësitë e mia personale të sipërmarrjes”, tha Kallanxhi.

Kallanxhi e lançoi faqen e internetit në vitin 2012 dhe që atëherë operon në Shqipëri.

“Aspekti më pozitiv i të paturit të një prezence në Shqipëri është se Shqipëria është ende një treg i virgjër në TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit),” tha ai.

Pas suksesit të Shpi.al, Kallanxhi themeloi Big Media Expert, një startup i ri në fushën e programimit dhe marketingut.

“Ne jemi gjithmonë të përditësuar me metodat më të fundit të zhvillimit në komunikimet digjitale.”

Kallanxhi tha se pasioni, etika dhe inovacioni janë vlera që dëshiron të sjellë në fushën e tij.

Sa i përket të ardhmes, Kallanxhi dëshiron të zhvillojë akoma më shumë kompanitë e tij në rajonin e Ballkanit, ku lloje të ndryshme të iniciativave ekonomike po zgjerohen, siç është industria e teknologjisë.

Intervistën me themeluesin e Shpi.al, Tomi Kalanxhin mund ta gjeni në numrin e 13 revistës, në këtë link.

Burimi: balkanbusinesswire.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0