Pse bizneset e huaja po "pushtojnë" Tiranën? - Business Magazine Albania

Pse bizneset e huaja po “pushtojnë” Tiranën?


Të huajt vijnë kryesisht në Shqipëri për të bërë tregti dhe janë të përqendruar më shumë në Tiranë. Sipas të dhënave të tremujorit të tretë të vitit 2016, të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezultoi se ushtronin aktivitetin e tyre 9,377 kompani nga të cilat rreth 75% e tyre rezultojnë të jenë me pronësi të huaj dhe 25% me kapital të përbashkët, të huaj dhe shqiptar.

Po sipas të njëjtit burim, referuar kompanive sipas qarkut, rezulton se ato janë përqendruar kryesisht në Qarkun e Tiranës (6,385 kompani), duke u ndjekur nga Qarku i Durrësit (1,080 kompani), në vendin e tretë renditet Qarku i Vlorës me 427 kompani, duke u ndjekur nga Qarku i Korçës me 296 kompani, Qarku i Shkodrës me 284, Qarku i Fierit me 222 dhe Qarku i Elbasanit me 217, ndërsa Qarku i Dibrës, Beratit dhe Kukësit rezulton me numrin më të vogël të kompanive.

Ndërsa referuar shpërndarjes së kompanive, sipas aktivitetit ekonomik, rezulton se aktivitetet ekonomike që kanë numrin më të madh të kompanive aktive të regjistruara pranë QKB-së janë: tregtia me rreth 29% të totalit, industria përpunuese me rreth 14%, ndërtimi me rreth 9% dhe aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me rreth 7% të totalit.

Sipas analizës së AIDA-s, kohët e fundit vihet re përfshirja e investitorëve të huaj në sektorë si shërbimet financiare dhe ato të telekomunikacionit.

Kjo e fundit ka ngritur “Qendrën e Shërbimit ndaj Investitorit”, përmes së cilës realizon edhe anketime për të identifikuar problematikat e klimës së investimeve në Shqipëri.

Burimi: 24-ore.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0