Kush është Mirela Sula, e ftuara e rradhës në Startup Grind Tirana? - Business Magazine Albania

Kush është Mirela Sula, e ftuara e rradhës në Startup Grind Tirana?


Mirela Sula aktualisht jeton e punon në Londër dhe njëkohësisht ndjek studimet e doktoraturës në Psikologji në Universitetin Regents. Pas suksesit që arriti në Tiranë, duke hapur të parën revistë psikologjike në Shqipëri, e më pas duke drejtuar biznesin e saj dhe njëkohësisht e pranishme në shumë media televizive duke drejtuar projekte të suksesshme për gratë, Mirela ka ndjekur të njëjtin sukses edhe në Angli.

Para se të shkonte në Londër, Mirela ka punuar si lektore e psikologjisë në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Europian të Tiranës. Gjithashtu ka koordinuar “Rrjetin e Grave për Barazi në Vendimmarrje” për rreth 3 vite dhe ka drejtuar “Qendrën Shqiptare të Psikoterapisë Pozitive”. Mirela është autore e shumë librave dhe dy të fundit “Mos e Lër Mendjen të Ikë” dhe “Mos e Lër Dashurinë të Ikë” janë ndër librat më të shitur shqip. “Mos e Lër Mendjen të Ikë” është botuar gjithashtu në Amerikë dhe Turqi.

Tashmë në Londër, krahas studimeve të doktoraturës Mirela ka ndërmarrë një sërë iniciativash dhe në mënyrë paralele është angazhuar me shumë projekte globale. Sukseset e saj nisën fillimisht me “Albanian Woman” një revistë për gratë shqiptare që jetojnë në mbarë botën, pastaj me “Migrant Woman” një platformë që përfshin botimin e një reviste dhe shoqatën në ndihmë të grave emigrante.

Pjesë e kësaj platforme është oragnizimi vjetor i një Konference Ndërkombëtare, e vetmja në llojin e vet ku jepen çmime për të vlerësuar arritjet e grave emigrante në Angli. Më vonë Mirela themeloi edhe “Global Woman” një platforme globale që ka synim të bashkojë gratë profesioniste në botë dhe t’i ndihmojë ato në arritjen e synimeve të tyre. Pltaforma e Global Woman përfshin: “Global Woman Magazine”, oragnizimin e “Global Woman Summit”, “Global Woman Entrepreneurship Forum”, “Global Woman Club” dhe “Global Woman Institute”.

Mirela sapo ka lançuar programin e saj të mentorimit “Fuqizimi i Gruas përmes Fuqizimit të Mendjes” dhe është ftuar në mbarë botën si lektore për të folur për këtë temë në konferenca të ndryshme. Ajo ka ndarë të njëjtin podium me emra të mëdhenj botërorë si Dr John Demartini, Dr Ervin Lazslo, Dr Fab Mancini, Sharon Lechter, John Lee, Fiona Harrolds etj.

Mirela ka qene e ftuar në media të ndryshme në Angli si: BBC Radio për emisionin e famshëm “Ora e Grave”, London Live në emisionin e lajmeve dhe intervistë kryesore dhe puna e saj është pasqyruar në shumë gazeta për biznesin dhe kulturën në Angli përshirë edhe Evening Standard.

Në 2015, Mirela është zgjedhur si “Gruaja Frymëzuese e Vitit” në Angli dhe në 2014 është zgjedhur si një ndër dhjetë gratë lidere në botë për ditën e “Entrepreneurship” nga ICSB (International Council for Small Businesses) Keshilli Ndërkombëtar i Bizneseve të Vogla. Në Dhjetor 2016 Libri i saj “Mos e Lër Mendjen Të ikë” fitoi çmimin “Radio Works Author Awards” si libri më i mirë i vitit në fushën e vetë zhvillimit. Në Mars të këtij viti Mirela është vlerësuar me çmimin “Gruaja më Influencuese e vitit” nga kompania “Best You” lider në fushën e vetëzhvillimit në Angli.

Mirela është e ftuar në eventin e rradhës të Startup Grind Tirana në datën 14 Prill në EasyPay, Rr. “Ismail Qemali”, Tiranë, në orën 5:30. Për të prenotuar biletën tuaj klikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0