Startup Grind Tirana mirëpret Mirela Sulën - Business Magazine Albania

Startup Grind Tirana mirëpret Mirela Sulën


startup-grind-tirana-mirepret-mirela-sulen-businessmag

Gazetare, trajnere dhe psikologe Mirela ka punuar në media dhe edukim për 15 vite. Njohuritë e saj të shumta mbulojnë fushën e psikologjisë dhe këshillimit, gazetarisë, mësimdhënies dhe trajnimit për media. Mirela është botuese dhe kryeredaktore e revistës Global Woman dhe oraganizatorja e Samitit Global të Gruas.

Ajo është gjithashtu krijuese e Platformës Migrant Woman dhe organizatorja e Konferencës Migrant WomanLondër, Mbretëri e Bashkuar.

Mirela është mentore dhe sipërmarrëse dhe gjithashtu është duke studiuar për një kërkim PhD për psikologji në Universitetin Regent. Mirela njihet dhe si autore e disa librave bestseller. Libri i saj i fundit “Don’t Let Your Mind Go” është publikuar në Amerikë dhe në Turqi. Në vitin 2014 Mirela u përzgjodh si një nga 10 Femrat Lider në Sipërmarrje për Ditën e Grave Sipërmarrëse nga ICSB. Ajo është fituese e shumë çmimeve të tilla si “Inspiration Award for Women 2015” për të Drejtat e Njeriut, çmimi “Radio World” për autorët në fushën e zhvillimit të vetes në vitin 2016 dhe çmimi “Up And Coming Inspirational Influencer” në vitin 2017.

Për të rezervuar biletën tënde kliko këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0