I dizenjuar për bizneset dhe i disponueshëm për Windows, Mac, Android dhe iOS, Chime iu lejon që të mbani një video chat deri në 16 persona në desktop dhe 8 ne pajisjet mobile.
Pjesëmarrësit gjithashtu mund të ndajnë ekranet dhe dokumentat, të regjistrojnë mbledhjet madje dhe mund të telefonojnë në një mbledhje me një linjë telefoni standarde.
Kompani thotë se aplikacioni i ri është tërësisht i sigurtë falë enkriptimit 256 bitsh, i cili përdoret në të gjitha shërbimet e internetit në Amazon.
Me këtë Amazon është gati që t’i mundë rivalët e tij në këtë fushë sië janë “Skype for Business” të Microsoft dhe “GoToMeetings” të Citrixs.
Chime për momentin ka një çmim prej 2.50 dollarësh për muaj për planin Plus, ndërsa plani Pro iu lejon të organizoni një mbledhje deri në 100 njerëz për 15 dollarë në muaj për secilin përdorues.
Për krahasim më poshtë ndodhen dhe cmimet e aplikacioneve konkurruese.
GoToMeeting për 19 dollarë në muaj iu lejon deri në 10 pjesëmarrës dhe 49 dollarë për 100 pjesëmarrës.
Ndërsa me “Skype for Business” fillon me 5 dollarë për përdorues për paketën bazike, ndërsa paketa e plotë shkon deri në 12.5 dollarë në muaj.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.