15 gjëra që nuk i dini për Mark Zuckerberg - Business Magazine Albania

15 gjëra që nuk i dini për Mark Zuckerberg


Mark Zuckerberg është një nga CEO-t më të njohur në botë dhe ajo çfarë ka arritur në moshën 32-vjeçare është marramëndëse.

Me shumë se një miliardë përdorues ndodhen në Facebook çdo muaj dhe ai ka dhuruar miliarda dollarë për kërkime mjekësore përmes “Iniciativës së Zuckerberg Chan”. Është e rëndësishme të kujtojmë se ai është ende një qenie njerëzore me sjellje të çuditëshme, ashtu si gjithë të tjerët. Lexoni disa fakte të papritura rreth themeluesit të Facebook:

1. Ai gati sa nuk punoi për Microsoft
Kur ai ishte në shkollë të mesme krijoi një aplikacion të quajtur Synapse Media Player, një MP3 që gjurmon këngën e preferuar të përdoruesit dhe e bëri playlistën bazuar në zgjedhjet e tyre, në thelb një Spotify apo Pandora të hershme.
Microsoft kërkoi të marrë kompaninë dhe themeluesit e saj, por në vend që të punonte për gjigantin Seattle Tech, Zuckerberg dhe bashkë-krijuesi Adam D’Angelo – mori një patentë për teknologjinë dhe shkoi në kolegj.

2. Ai u bë një shpikës në shkollën e mesme
Kur Zuckerberg ishte 12 vjeç, ai krijoi një program të mesazheve të momentit që quhet ZuckNet kështu që babai i tij dentist mund ta merrte vesh kur pacientët e tij të arrinin.

3. Ai ka shije të papritura për kulturën POP 
Një nga librat e tij të preferuar është ‘The Aeneid’ dhe një nga shfaqjet e tij televizive të preferuar është ‘The West Wing’, e cila ishte krijuar nga Aaron Sorkin, njeriu i cili ka shkruar edhe filmin e bazuar në krijimin e Facebook-ut, “The Social Network”.

4. Ai njihet dhe si person që kursen
Edhe pse sot ai ka një banesë të bukur që është mundësuar nga një shërbëtor AI me zërin e Morgan Freeman, në një intervistë për The New Yorker në vitin 2010, ai tha se e ka këtë në të gjitha banesat e tij në Craigslist.

5. Ngjyra e syve te tij është arsyeja pas skemës së ngjyrave të Facebook-ut
Logoja e Facebook-ut është blu për shkak se Zuckerberg ka verbëri nga njgyrat e kuqe dhe jeshile.

6. Ai nuk ka qënë gjithmonë një programues i nivelit të lartë
Në fillim ai ka mësuar të kodojë nga një libër C ++.

7. Ai është shumë gjuhë folës.
Ai ka qenë gjithmonë i interesuar për gjuhët e lashta si gjuhët latine dhe ai mund të flasi gjuhën Mandarin.

8. Ai refuzoi shumë oferta për të shitur Facebook-un
Shumë kompani me emër u interesuan nëse ai donte ta shiste si – Newscorp, MySpace, Viacom, Yahoo, NBC, Microsoft (përsëri) dhe Google, por Zuckerberg e mbajti kompaninë.

9. Takimi i parë me gruan e tij ishte pak i pafat
Ndërsa Zuckerberg dhe gruaja e tij Dr. Priscilla Chan, të cilët janë tani prindër dhe filantropistë të mëdhenj, ata u takuan për herë të parë në një radhë për në banjo në një festë vëllazërore në Harvard.

10. Ai është një admirues i Steve Jobs
Stili i lidershipit të themeluesit të Apple e frymëzoi atë për mesazhin e vendosur në kartvizitën e tij të parë: “I’m CEO, bitch.”

11. Ai është në Twitter
Por çuditerisht nuk është shumë aktiv aty. Gjithsesj ka cituar 19 herë që në 2009.

12.Ai mund të qeshë me veten e tij
Zuckerberg njihet si një person i çuditshëm, por ai shkruajti një postim mirenjohës për Andy Samberg në imitimin e tij në Saturday Night Live.

13. Ai është tifoz i palestrës
Për vitin 2016, Zuckerberg ka vendosur të vrapojë 365 milje gjatë vitit. Ai e arriti qëllimin e tij në gjysmë të rrugës këtë verë.

14. Ai shikon Albert Einstein dhe Pablo Picasso
Ai ka thënien e Ajnshtajnit, “Bëjini gjërat sa më të thjeshta të jetë e mundur, por jo aq të thjeshta,” dhe thënien e Pikasos “Të gjithë fëmijët janë artistë. Problemi është se si të mbeten artistë, edhe kur ata të rriten”, si të preferuarat e tij në Facebook.

15. Qeni i tij është gjithashtu shumë i famshëm
Qeni hungares i Zuckerbergut, ka faqen e tij në Facebook dhe ka më shumë se 2 milionë pëlqime. Vajza e tij është gjithashtu një fanse- ai ka thënë se fjala e pare e Max-it ishte qen.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0