Maqedonia i bashkohet projektit SocialCar - Business Magazine Albania

Maqedonia i bashkohet projektit SocialCar


Maqedonia është bashkuar me projektin ndërkombëtar SocialCar, një projekt që ka për qëllim trajtimin e një sërë problemesh, nga ndotja te ulja e kostove të transportit.

SocialCar është pjesë e Programit për Kërkime dhe Inovacion të Komisionit Europian – ‘Horizon 2020’ dhe është plotësisht i financuar nga Bashkimi Evropian.

Ideja mbrapa projektit është që përmes një aplikacioni celular përdoruesit të jenë në gjendje për të ndarë makinën e tyre të transportit. Tregu maqedonas tashmë ka vozi.me që po funksionon, një startup me qasje të ngjashme për të ndarë mjetin e tyre , por jo shumë njerëz duket se e përdorin atë.

Këto aplikacione tashmë ekzistojnë, por ndoshta më e rëndësishme është që qytetarët të fitojnë zakonin për të ndarë transportin.

“SocialCar”, do të na japë mjetet e transportit nga një vend në tjetrin duke ndarë makinën tonë me fqinjin tonë, kolegun, me njerëz nga e njëjta lagje apo udhëtim të organizuar të përbashkët në të njëjtin drejtim dhe kohë. Ky projekt mund të kontribojë në mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e ndotjes dhe për të zvogëluar bllokimet e trafikut në qytetin tonë “, tha Koce Trajanovski, kryetari i bashkisë së Shkupit.

Faza e parë e projektit në Maqedoni do të jetë e përqendruar në hulumtimin e tregut, ndërsa detaje të mëtejshme do të zbulohen në të ardhmen e afërt.

SocialCar është një projekt hulumtimi dhe inovacioni që synon të asimilojë transportin e përbashkët në sistemet ekzistuese të mobilitetit me anë të algoritmeve të fuqishme të planifikimit dhe integrimin e të dhënave nga transporti public dhe transporti i përbashkët.

Projekti bashkon zhvilluesit ITS, shkencëtarët socialë dhe ekonomikë, inxhinierët e transportit dhe autoritetet publike nga Italia, Greqia, Britania e Madhe, Luksemburgu, Polonia, Zvicra, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kroacia, Sllovenia, Holanda, Hungaria, Spanja, dhe Belgjika.

Misioni i tyre është për projektimin, zhvillimin, tesitmin dhe hapjen e një shërbimi që thjeshton përvojën e udhëtimit të qytetarëve në zonat urbane dhe zonat intraurbane.

SocialCar do të përcaktojë flukset e përpunimit të të dhënave dhe algoritmet e projektimit për të përmbushur kërkesat e udhëtimit me furnizimin e integruar të transportit publik dhe privat.

Partneriteti për më tepër do të dizenjojë arkitekturën fizike dhe logjike të shërbimit duke përdorur software ‘open source’ nën Lejën e Përgjithshme Publike GNU. Me të gjitha modulet softëare të integruar, SocialCar do të testohet në 10 vende evropiane.

 

burimi: digjitale

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0