ÇFARË NDODHI NË SPARK.ME? - Business Magazine Albania

ÇFARË NDODHI NË SPARK.ME?


SPECIALE NGA BUSINESS MAG ALBANIA

BUDVA, 2016

“Ndryshimi ёshtё i rëndësishëm dhe ai vjen nga ne.”

Ishin kёto fjalёt hyrёse tё analistit, sociologut dhe autorit tё njohur amerikan Brian Solis nё konferencёn qё u organizua nё Budva tё Malit tё Zi, Spark.me. Hapjen e kёsaj conference e mbajti Vladimir Vuliç, organizator i konferencёs sё rradhёs sё Spark.me, ku tregoi pёr peripecitё e mёdha qё kishin pasur qё tё sillnin nё kёtё konferencё folёsit me emёr, si Brian Solis, Paul Papadimitrou, Jon Bradford, Danica Kombol, Dave Haynes, Scott Morrison, Tony Conrad, Sara Rosso, Frank Gruber, Marvin Liao, Annie Machon, Andrew Song dhe Veronica Belmont.

“Eksperienca mё e bukur e jetёs sime”, “Folёsit janё shumё motivuesё” ishin kёto disa nga komentet dhe opinionet nga audienca, të shprehura edhe nëpërmjet pyetjeve gjatё prezantimeve tё ndryshme të lidhura me marketingu, teknologjinё dhe zhvillimin e produktit.

Tweet-e tё ndryshme, pyetje tё ndryshme, gjithashtu edhe kompeticion. Kompeticion ky qё u mbajt pёr startupet mё tё suksesshёm tё rajonit, tё cilat me apo pa shtrirje tё shёrbimit, bёnё qё ky kompeticion tё jetё shumё interesant me plot çёshtje tё ngritura nga juria qё pёrbёhej nga folёsit dhe nga kapitalistёt qё investojnё nёpёr startupe.

I gjithё rajoni ishte pjesёmarrёs nё kёtё konferencё. Nuk mungonte as socializimi, sepse qёllimi i kёtij organizimi ishte sjellja afёr e biznesit nga fitimprurja deri te rrjeti. Brian Solis ishte folёsi i parё i konferencёs ku siç e cekёm mё lart, ai filloi konferencёn me fjalinё qё mё e rёndёsishmja nё jetё ёshtё mёsimi dhe ndryshimi vjen nga vetja jonё. Nё pyetjen, si tё bёhemi njё sipёrmarrёs guru, ai ceku qё nё fillim se mё sё miri ёshtё tё fillojmё tё ç’mёsojmё gjёrat e ndryshme, dhe nё fund tё plotёsojmё kёrkesat e klientёve, tё cilёt janё pjesё e njё ekosistemi, siç e quajti ai.

Prezantimi i Brian Solis kishte tё bёnte me Brandin dhe eksperiencёn e tij gjatё udhёtimit nё sukses. Brian Solis ёshtё njё analist dixhital, antropolog, dhe futurist. Ai studioi ndёrlidhjen e biznesit me shoqёrine, ku librat dhe hulumtimet e tij kanё ndihmuar ekzekutivёt mё tё suksesshёm tё kohёs.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

What Sparks Your Lights?

Spark.me-business-magNё pyetjen e fundit nga organizatori se çfarё ia ndez atij shkёndijёn, ai u pёrgjigj. “Ajo qё mua ma ndez shkёndijёn ёshtё suporti juaj, dhe kjo ma bën ditёn më të bukur.” Nё fund tё fjalimit kishte edhe pyetje nga gazetarё, ku ai nuk hezitoi tё pёrshendesё edhe audiencёn e Business Magazine, revistёn dixhitale tё biznesit e pranishme për mbulimin e këtij eventi si partner mediatik.

 

Nё prezantimin e dytё kishim inovuesin e njohur Zvicerano-Grek, Paul Papadimitriou, i cili si gjithnjё, solli shumё shaka dhe eksperienca tё tij tё jetёs dhe pёrse ai ka dёshirё tё udhёtojё. Ai gjithnjё thoshte se “ne jemi gjithmonё nёpёr udhёtime.”

Inovacioni ёshtё nafta e re dhe çdo organizatё duhet tё dijё si tё shohё riskun e tё qёnit tё lёnё pas. Ai gjatё tё gjithё kohёs foli pёr mundjen e frikёs nga ana e njerёzve, frikёn ndaj teknologjisё dhe ndryshimeve rrёnjёsore qё sjell ajo, dhe qё:

“Teknologjia duhet tё na sjellё neve jo-komformitet, sepse kjo ёshtё primare. Tё jemi jo-komfortё dhe tё kёrcejmё. Nuk ka kohё mё tё pёrshtatshme pёr ndryshim. Nuk ka kurrё kohё ekzakte pёr tё ndryshuar. Gjithmonё duhet tё ndryshojmё. Ne duhet tё kёrcejmё nga ndёrtesa.”

Tema e Paul Papadimitriou kishte tё bёnte me identifikimin se si, kur dhe ku tё bёhen gjёrat nё biznes dhe inovacion.

Jon Bradford, njё guru i vёrtetё i startup-eve foli pёr mundёsinё e sukseseve tё startupeve dhe tё korporatave. Ai u intervistua edhe nga Business Magazine Albania. Nё pyetjen nёse ka kapacitet Ballkani qё tё ketё startupe tё suksesshёm ai tha qё, Sillicon Valley nuk ka monopol nё njerёz tё mençur dhe tё suksesshёm. Tani ka mё shumё mundёsi dhe ka kapacitete pёr startupe mё shumё se kurdoherё nё botё nё çdo shtet dhe indikatori i zhvillimit ekonomik duhet tё vijё nga sipёrmarrёsit e rinj.

Nё pyetjet e tjera se cili ёshtё indikatori kryesor i suksesit tё njё startupi dhe cili ёshtё njё model i njё ndёrmarrёsi pёr kёta ndёrmarrёs ai tha qё kryesorja pёr njё startup ёshtё tё ketё klientё. Mё e rёndёsishmja nё fund tё fundit ёshtё biznesi dhe rrjedha e parasё.

Për të ndjekur reportazhin e plotë klikoni për të ndjekur videon në vazhdim në kanalin Youtube të Business Mag Albania.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0