Indeksi i çmimit të banesave rritet me 5.2 % në tremujorin e dytë - Business Magazine Albania

Indeksi i çmimit të banesave rritet me 5.2 % në tremujorin e dytë


Banka e Shqipërisë konstaton se çmimet e banesave u rritën më tej në tremujorin e dytë të këtij viti, duke ndjekur tendencën në rritje, të shfaqur që në mesin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave, në këtë periudhë Indeksi i Çmimit të Banesave u rrit me 5.2%. Ndërtuesit shpjegojnë se është rritur kërkesa për apartamente për hipotekë, në kushtet kur janë lehtësuar edhe kreditë për blerje banesash. Një tjetër faktor që ka rritur çmimet janë edhe taksat vendore, që iu faturohen qytetarëve nga ndertuesit në çmimin e shitjes së apartamentit.

Shtrenjtohet tregu i banesave

Banka e Shqipërisë konstaton se në tremujorin e dytë të vitit indeksi i çmimit të banesave u rrit me 5.2%, pas rritjes me 11.3% një tremujor më parë. Një tendencë që vijon në rritje që prej mesit të vitit të kaluar, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore.

Ekspertët vlerësojnë se rritja e çmimeve është ndikuar nga shtimi i kërkesës për apartamente. Kjo në kushtet kur bankat kanë lehtësuar standardet e kreditimit për blerje banesash, si në drejtim të lehtësimit të procedurave, ashtu edhe uljes së interesave.

Ndërtuesit shpjegojnë se ekziston një stol prej 4 mijë apartamentesh të pashitura, por ato janë pa hipotekë dhe qytetarët nuk janë të interesuar për to. Kjo ka bërë që kërkesa për objekte të hipotekuara të rritet dhe rrjedhimisht, edhe çmimi i tyre. Për operatorët e tregut, një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e çmimeve janë edhe taksat vendore për metër katror për objektet e ndërtuara, kosto që iu faturohet qytetarëve në çmimin e shitjes së objektit.

/Acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0