Amazon do ju ndihmojë për të gjetur një makinë, por jo për ta blerë - Business Magazine Albania

Amazon do ju ndihmojë për të gjetur një makinë, por jo për ta blerë


Amazon ende nuk do t’ju shesë një makinë, por do të ju ndihmojë të krahasoni çmimet për to.

Gjigandi i e-commerce këtë javë lançoi “Amazon Vehicles”, një bazë të dhënash për hulumtime makinash për markën, modelin, vitin, karakteristikat e tyre dhe shumë parametra të tjerë.

amazon-business-mag

Përdoruesit mund të lënë komente për makinat dhe gjithashtu të blejnë pjesë të tyre si në çdo seksion tjetër të faqes Amazon. Amazon tashmë ka “Amazon Automotive” për pjesë makinash dhe pajisje, dhe “Amazon Garage”, ku përdoruesit mund të shpëtojnë makinat e tyre për të gjetur pjesë më lehtë.

amazon-business-mag

Duket se Amazon shpreson se oferta e re do të mbajë klientët në Amazon kur ata kërkojnë makina dhe pjesë, në vend që të shkojnë në dyqan. Nëse Amazon mund të bëhet Cars.com, ajo do të jetë në rrugën e saj për t’u bërë një lojtar i madh në industrinë e automobilave. Makinat mbeten ndër gjërat e pakta që Amazon nuk shet. Duke filluar si një libërshitës, kompania tani ofron një rrjet të gjerë të mallrave – dhe ka qenë i shtyrë në argëtim me “Amazon Prime Video” dhe oferta të muzikës.

Burimi: Shkruar nga Emma Hinchliffe dhe publikuar në mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0