Huawei: Pajisjet me platformën Daydream gati nga fundi i 2016-s - Business Magazine Albania

Huawei: Pajisjet me platformën Daydream gati nga fundi i 2016-s


Huawei ka anonçuar se do të jetë një prej prodhuesve të parë për smartphone që do të mbështesë platformën e realitetit virtual (Virtual Reality) të Google Daydream.

Sipas kompanisë, nga fundi i vitit do të bëhen lajmërime rreth këtyre telefonave, pajsijeve të setit të tyre dhe kontrolluesve.
“Huawei po kërkon bashkëpunimin me Google dhe liderat e tjerë globalë të industrisë për ndërtimin e një ekosistemi dhe sjelljen e eksperiencave tё pasura dhe sfiduese qё Daydream ofron pёr përdoruesit nëpërmjet inovacioneve transformuese në pajisjet, aplikacionet dhe përmbajtjen e VR-së,” ka qënë deklarata e kompanisë në një dalje për mediat.

Por deklarata e saj mbetet paksa e paqartë, megjithatë. Nuk e dimë nëse ajo e kishte fjalën rreth kohës se kur do të kemi lajme të reja për këto pajisje, apo se kёto tё fundit do t’i kemi në duar nga fundi i këtij viti.

Daydream e Google është një platformë për Android N e realitetit virtual. Të mërkurën Google tha se do të përfshinte mbështetjen për aplikacione të ndryshme të Google, gjithashtu se do të ofronte akses në VR nga gjigandët HBO, CNN, Hulu dhe Netflix.

Gjatë fjalimit të mbajtur të mërkurën, ndryshe nga ajo çfarë më parë kishte deklaruar kompania, nuk bëri një prezantim të setit të pajisjes VR. Ajo që dimë është vetëm një dizajn, mbi të cilin prodhuesit si Huawei mund të bazohen si pikë referimi për pajisjet aktuale.

 

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0