WhatsApp aktivizon enkriptimin "end to end" - Business Magazine Albania

WhatsApp aktivizon enkriptimin “end to end”


Shërbimi i mesazheve WhatsApp ka njoftuar dje se ka aktivizuar kriptimin e të gjitha komunikimeve të përdoruesve të tij.
Krijuesi i WhatsApp tha të Martën se aplikacioni tani ka implementeuar kriptimin “end to end”, që do të thotë se vetëm përdoruesit e autorizuar mund të dekriptojnë mesazhet.

“Ideja është e thjeshtë: kur ju dërgoni një mesazh, i vetmi person që mund të lexoj mesazhin është personi ose grupi të cilit i keni dërguar mesazhin. Askush nuk mund të hyj brenda atij mesazhi. As hakerat. As kriminelat kibernetik, Madje as ne.” – shkroi në një blog post Jan Koum dhe Brian Acton.

Lëvizja nga WhatsApp erdhi pas debatit të ashpër mbi përdorimin në rritje të kriptimit dhe si ajo ndikon në investigimin e zbatuesve të ligjit.

Në Shkurt, një gjykatës urdhëroi që Apple të krijonte një version të veçantë të sistemit të saj operativ mobil që do të ndihmonte FBI-në të hynte në telefonin e përdorur ne vrasjet e San Bernardino. Apple kundërshtoi, duke sjellur kështu një debat të gjerë.
Çështja më pas u pushua pasi FBI-ja tha se kishte gjetur një mënyrë për të zhbllokuar telefonin me ndihmën e një pale të tretë.

Por duhet theksuar se ka disa raste të ngjashme të pazgjidhura.

Pajisjet që përdorin WhatsApp mbajnë çelësat e kriptimit dhe dekriptimit të mesazheve të dërguara. Kjo do të thotë se zbatuesit e ligjit nuk mund të shkojnë tek WhatsApp ose tek një ofrues tjetër shërbimi për të marrë këto çelësa.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0