Aplikacionet më të përdorshme për shkëmbim mesazhesh dështojnë në mbrojtjen e informacionit të përdoruesve - Business Magazine Albania

Aplikacionet më të përdorshme për shkëmbim mesazhesh dështojnë në mbrojtjen e informacionit të përdoruesve


Sipas organizatës “Amnesty International”, aplikacionet më të përhapura për të komunikuar nuk ofrojnë mbrojtjen e duhur të informacioneve dhe privatësisë. Skype-i dhe Snapchat-i janë në mesin e emrave të njohur që kritikohen për probleme me sigurinë e informacioneve të përdoruesve të tyre.

“Amnesty International” analizoi 11 aplikacionet më të njoura të komunikimit dhe gjeti variacione të mëdha me sigurinë. Më mirë dolën “Facebook Messenger” dhe “WhatsApp”. “Për shembull, në WhatsApp, aplikacioni përdor një sistem të fortë kodimi dhe i informon përdoruesit se si e mbron informacionin” thotë Sherif Elsayed-Ali, i “Amnesty International”.

Nga ana tjetër, “Skype” në pronësi të Microsoft-it dhe “Snapchat”, dolën keq.

“Ato nuk përdorin sistem kodimi nga fillimi në fund, ç’ka do të thotë që vetëm dërguesi dhe pritësi mund ta lexojnë mesazhin”, thotë Elsayed-Ali. “Snapchat” e kundërshton këtë vlerësim të “Amnesty International” dhe thotë se privatësia dhe siguria janë vlerat bazë të kompanisë.

Microsofti i tha Zërit të Amerikës përmes një deklarate se “Skype përdor një sistem të koduar dhe një sërë teknikash të tjera sigurie dhe se aplikacioni e mbron privatësinë e përdoruesve me akte ligjore dhe rregulla dhe i njofton konsumatorët kur merr kërkesa nga qeveria për të dhënat e tyre”. “Amnesty International” thotë se nuk është vetëm privatësia në rrezik.

“Gazetarë në të gjithë botën përpiqen për të zbuluar raste korrupsioni dhe abuzime nga qeveria. Ka aktivistë që i rezistojnë shtypjes në vendet e tyre. Dhe qeveritë e tyre i kërkojnë ata në mënyrë aktive, madje dhe përpiqen të gjejnë informacion për të ndërprerë punën e tyre dhe shpesh i përndjekin ose edhe i burgosin” thotë zoti Elsayed-Ali. Makinat dhe gjithnjë e më shumë edhe pajisjet shtëpiake, po lidhen me internetin, me të ashtuquajturin “Interneti i Gjërave”.

“Do të ketë sensorë kudo. Mbase dhjetëra, ose qindra milionë sensorë në shtëpitë tona, në qytetet tona. Që do të na monitorojnë gjatë gjithë kohës. Dhe nëse ne nuk e mbrojmë privatësinë tani, nuk do të ketë privatësi në të ardhmen” shton ai. Nga aplikacionet e analizuara, më keq doli firma kineze Tencent, e cila ka në pronësi aplikacionet “WeChat” dhe “QQ”.

 

burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0