BUSINESS TUESDAY, INVESTITORËT NË PËRFORCIMIN E EKOSISTEMEVE TË SIPËRMARRJES

BUSINESS TUESDAY, INVESTITORËT NË PËRFORCIMIN E EKOSISTEMEVE TË SIPËRMARRJES


 

Pjesë e Javës Globale të Sipërmarrjes 2015
Business Tuesday: Investitorët në përforcimin e Ekosistemeve të Sipërmarrjes
Diskutim i hapur me Visar Dobroshi (RECURA Financials), Michael Gold (Crimson Capital) dhe Leutrim Blakaj (Highlight Ventures).

17 Nëntor

Ora 17:00

 

ICK-java globale e sipërmarrjes-businessmag

Investitorët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në hapat e parë të lançimit të ideve të sipërmarrësve në arritjen më pas të potencialit të tyre të plotë. Një injektim në kohën e duhur i kapitalit mund të përbëjë diferencën midis dështimit dhe suksesit, duke i ndihmuar kompanitë e reja të startojnë dhe të rriten duke qenë motorri i inovacionit dhe rritjes ekonomike.

Investitorët GEW u japin mundësinë që investitorëve të startupeve për të ndërtuar dhe përforcuar ekosistemet e tyre të ndërmarrjes, duke ndikuar në përmirësimin e marrëdhënieve me komunitetin e startupeve dhe politikëbërësit gjithashtu.

Temat që do të trajtohen mund të përfshijnë:

1. Trendet në investimet ‘angel’ (Investimet ‘angel’ njihen ndryshe edhe si kapitali i startupit ose i themelimit ku zakonisht investitori bën marrëveshjen në këmbim të aksioneve të kompanisë ku kërkon të investojë);

2. Shpërthimi i akseleratorëve dhe inkubatorëve në ekosistemin e sipërmarrjes ;

3. E ardhmja e “crowdfunding”;

4. Investimet jashtë kufijve të vendit dhe impakti i investimeve për vendet në zhvillim ;

5. Evoluimi i ‘venture capital’ (kapitalit fillestar që investojnë investitorët dhe në mënyrë tipike në startupe të teknologjisë së lartë dhe IT-së);

6. Politikat për promovimin e investimeve në hapat fillestarë të startupit.

Mund të lexoni edhe artikullin: Të marrësh borxh apo të mbledhësh fonde? Si të nisësh biznesin tënd?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0