Të fshehtat për një pasuri të madhe

Të fshehtat për një pasuri të madhe


Nëse klikoni në Google “milioner” dhe “sekrete”, ju merrni më shumë se 10 milionë rezultate. Me kaq shumë artikuj në lidhje me temën, ju mund të konkludoni se ka një audiencë të madhe për atë gjë të caktuar, dhe mund të keni të drejtë. Dhe derisa klikuat në atë titull, me siguri ju përfshin edhe ju.
Ja si qëndron puna. Me miliona shkrimtarë dhe miliona lexuesë, ju mund të dilni në përfundimin se asnjë nga këto përmbajtjet nuk është sekret. Sërish, do të kishit të drejtë.

Unë jam një veteran i industrisë së teknologjisë, i cili ka shpenzuar dekada duke punuar me drejtora dhe lidera biznesi të panumërt. Dhe duke qenë se këto gjëra që do t’ju them nuk do t’i dëgjoni nga askush veçse nga një që i di punët e tyre të brendshme si unë, le t’i konsiderojmë këto “sekrete.”

Hiqni dorë nga leximi i artikujve “koti”

Mendoni se po tallem? Këtu s’ka asgjë për të qeshur. Asnjë nga ata qindra apo mijëra njerëz të suksesshëm nga njerëzit e suksesshëm që njoh kanë humbur kohën kot në “sekretet e të qënit milioner” që nuk kanë sens. Boll kërkuar për mrekullinë që do t’ju japë zgjidhjen dhe shufrat e aargjendit, sepse të tilla NUK KA.

Tejkaloni veten

Mbase këshilla më brilante në histori është citimi i famshëm i ’s, “Tentativa e individit duhet të tejkalojë veten.” Nëse doni të bëheni të suksesshëm, duhet që të mundoheni në mënyrë konsistente për t’u përballuar me problemet e vështira dhe për të bërë punë të mirë. Nuk ka dembelë të pasur. As edhe një.

Bëni zgjedhje të duhura

Të qënit i suksesshëm lidhet me vendimmarrjen e zgjuar, dhe kjo do të thotë të shkosh në shkollë, të mos përfshihesh në telashe, dhe të mos ndërtoni familje për aq kohë sa nuk ka kuptim fiskal. Kur vjen puna për karrierë dhe biznes, dëgjoni njerëzit e zgjuar dhe të arrirë, por në fund besojini guximit tuaj.

Paguani gjithmonë borxhet tuaja

Më mirë akoma, qëndroni larg borxheve. Por, ka edhe përjashtime. Është normale të kesh një hipotekë, por shlyejeni sa më shpejt të jetë e mundur.

Operoni në një fushë ku ka kërkesë të lartë dhe ofertë të ulët

Është e habitshme se si parimi ekonomik bazë, ligji i kërkesës dhe ofertës iu shpëton të gjithë njerëzve. Është shumë e thjeshtë. Kërkesa është proporcionale me çmimin. Oferta është e lidhur në mënyrë të zhdrejtë me çmimin. Sa e vërtetë është për punonjësit dhe kompensimet aq edhe për produktet dhe çmimet. Më shumë konkurrencë do të thotë më pak të ardhura dhe pasuri. E thjeshtë.

Mësoni të bëni diçka më mirë se çdokush tjetër

Nuk ka rëndësi se ku e mësoni, në shkollë ose në punë; përpiquni të jeni më të mirët në një gjë. Dhe kjo gjë arrihet duke bërë diçka në çdo kohë. Ka shumë rëndësi nëse ajo gjë është diçka që ju doni ta bëni. Në këtë mënyrë nuk do të keni asnjë problem me sekretin e rradhës.

Përqëndrohuni shumë te puna

Shikoni, unë nuk them se ju nuk duhet të keni familje dhe argëtim. Dhe nuk po ju them që të punoni pa mend. Por cdo njeri i pasur është një punëtor që ka një etikë të fortë në punë. Me fjalë të tjera, ata e përfundojnë punën, plotësojnë angazhimet që marrin përsipër dhe vendosin një shembull të mirë për të tjerët.

Priorizoni, fokusohuni dhe disiplinohuni

Harroni të gjithë librat dhe blogjet rreth produktivitetit personal dhe vetëarritjeve. Ajo që duhet të bëni është të dini prioritetet tuaja, të fokusoheni në atë çfarë ka rëndësi dhe të jeni të disiplinuar për të. Kaq. Kjo nuk është shaka.

Merrni kapital

Rroga paguan faturat, por të kurseni para është sfiduese dhe është gjithmonë tunduese për t’u zhytur te vazoja e biskotave. Kapital nga aksionet, opsionet ose zotërimi i një biznesi e zgjidh këtë problem sepse nuk janë likuide. Me fjalë të tjera, ju nuk mund ta shpenzoni. Vetëm mos e shpenzoni kur ju jepet mundësia. Në vend që të mbani cash, diversifikojini investimet tuaja.

Mos bëni atë që bëjnë të gjithë
Mesazhi kyç në librin tim të ri, Liderat e vërtetë nuk ndjekin, është se askush nuk ia ka dalë mbanë duke bërë atë që bëjnë të gjithë. Askush. Për fat të keq, mediat sociale promovojnë konformizmin kulturor, mentalitetin e tufës.

Mendoni për veten tuaj. Bëhuni ajo që jeni në vetvete. Jepini formë rrugës suaj. Dhe gjithmonë mbani mend: Liderat drejtojnë. Ndjekësit ndjekin. Nuk mund t’i bëni të dyja.

*Nga Steve Tobak, Autor dhe Partner, Invisor Consulting

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0