EIT Hub Albania organizon eventin: “Harvesting innovation – Boosting Albania’s digital leap” - Business Magazine Albania

EIT Hub Albania organizon eventin: “Harvesting innovation – Boosting Albania’s digital leap”

EIT Hub Albania organizon eventin: “Harvesting innovation – Boosting Albania’s digital leap”

Më 18 qershor 2025, në ambientet e Tirana Marriott, EIT Community Hub Albania do të organizojë eventin më të ri me titull “Harvesting Innovation – Boosting Albania’s Digital Leap”, në bashkëpunim me EIT Digital, një nga Komunitetet e Dijes dhe Inovacionit (KICs) të Institutit Evropian të Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT).

Ky aktivitet ka për synim të përforcojë lidhjen e Shqipërisë me prioritetet digjitale të Bashkimit Evropian dhe të prezantojë për herë të parë në vend Komunitetin e Dijes dhe Inovacionit të EIT Digital. Në qendër të vëmendjes do të jenë politikat europiane të transformimit digjital dhe mënyra se si ato mund të përshpejtojnë zhvillimin teknologjik dhe ekonominë digjitale shqiptare. Ngjarja do të mbledhë politika-bërës, sipërmarrës teknologjie, studiues, përfaqësues të universiteteve dhe aktorë të ekosistemit të inovacionit, duke ofruar një hapësirë bashkëpunimi dhe dialogu mbi të ardhmen digjitale të Shqipërisë.

Çfarë është EIT Digital?

Si pjesë e ekosistemit më të gjerë të EIT, EIT Digital fokusohet në transformimin digjital të Evropës përmes edukimit, zhvillimit të sipërmarrjeve dhe nxitjes së teknologjive të qëndrueshme. Me qasje në një rrjet të gjerë europian, EIT Digital është një katalizator për zhvillimin e talenteve, scaleup-eve dhe inovacioneve, gjithmonë në përputhje me vlerat evropiane dhe qëndrueshmërinë.

Lexo edhe:Nga laboratori në revolucion, startup-i që po ndryshon botën e AI-së

Struktura e eventit:

🔹 Seanca hapëse do të nisë me fjalë mirëseardhjeje dhe prezantime të shpejta nga figurat kyçe të inovacionit në vend – përfaqësues nga EIT Community Hub Albania, EU4Innovation, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe drejtues të EIT Digital.

🔹 “Connecting Innovators” – një sesion ndërveprues ku pjesëmarrësit do të njihen më nga afër me programet, mundësitë dhe mbështetjen që ofron EIT Digital për startup-e, kërkues dhe institucione.

🔹 “Showcase Carousel” – një pjesë dedikuar prezantimeve praktike nga iniciativa shqiptare që po kontribuojnë në rritjen e potencialit digjital kombëtar:

  • DataMaxAI – Zbulimi në kohë reale me computer vision në Raspberry Pi

  • DigitSapiens – Eksperiencë praktike në prompt-engineering me bio të LinkedIn

  • NCP Horizon Europe Cluster 4 – Quiz interaktiv për fondet e BE-së me Kahoot

Fituesit e aktiviteteve do të shpërblehen me çmime si vlerësim për kreativitetin dhe talentin vendas.

🔹 “Fireside Chat Round” – Një bisedë e thelluar me dy tavolina të rrumbullakëta mbi temat:

  • “Çfarë do të thotë mbështetje europiane për një startup 3-personësh nga Tirana?”

  • “Si do ta transformojë 5G shërbimin ndaj qytetarëve deri në vitin 2027?”

Një urë drejt inovacionit europian

Ky aktivitet përfaqëson një mundësi konkrete për startup-e, institucione kërkimore, universitete dhe sipërmarrës që të hyjnë në një rrjet europian dhe të eksplorojnë forma të reja bashkëpunimi përmes edukimit sipërmarrës, zhvillimit të teknologjive digjitale dhe mbështetjes për rritjen e bizneseve të reja.

Për më shumë informacion rreth EIT dhe mbështetjes që mund të ofrojë në rrugëtimin tuaj inovativ, mund të kontaktoni në: albania@eitcommunity.eu ose të ndiqni faqet përkatëse në LinkedIn: EIT Community Hub Albania dhe EIT Community RIS Hub Albania.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0