Hakerat që zbërthyen portofolin Bitcoin 3 milionë$ pas 11 vitesh, tregojnë si ia arritën - Business Magazine Albania

Hakerat që zbërthyen portofolin Bitcoin 3 milionë$ pas 11 vitesh, tregojnë si ia arritën

Një grup hakerash që zbërthyen një portofol dixhital me 3 milionë dollarë në monedhën bitcoin kanë shpjeguar së fundmi sesi ia arritën.Bota e hakerave është pak më e komplikuar se ajo e kriminelëve, thotë inxhinieri elektronik Joe Grand, i cili njihet online ‘Kingpin’ online. Ai u kontaktua nga monedha dixhitale për zbërthimin e portofolit elektronik me shumën e madhe të parave, pasi pronari saj kishte harruar fjalëkalimin prej 11 vitesh.

Valua elektronike mbrohej nga fjalëkalimi i krijuar rastësisht nga gjeneruesi tyre i quajtur Roboform. Pronari që kishte harruar password-in trembej se dikush tjetër do ta gjente dhe do të merrte akses te paratë e tij.

Grand ishte njeriu i duhur për këtë pasi njihej në komunitetin online që në 2022 kishte ndihmuar në zberthimin e aksesit të $2 milionë dollarëve që konsideroheshin të humbura. Në një video në YouTube të publikuar nga Grand, pronari i parave tha: “Unë mora password-in e gjeneruar automatikisht dhe e vendosa në frazën e duhur të portofolit.”

Në kohën kur ai humbi aksesin në llogarinë e tij në Bitcoin vlera që zotëronte ishte vetëm rreth 2000 dollarë. Por meqënëse çmimi i Bitcoin është rritur shumë herë ai kërkonte kthimin e aksesit.

Rrjedhimisht Grand arriti të zhbllokojë portofolin Bitcoin duke përdorur një mjet të agjencisë amerikane të sigurisë NSA.

“Idealisht kur krijohet një password me gjeneruesin automatik, ajo duhet të jetë unike, por në rastin e RoboForm, nuk ndodhi kështu”. “Password-ët e While RoboForm duken se krijohen me kombinime të rastësishme por nuk është kështu, nëse kontrollon kohën, mund të kontrollosh dhe password.”

Grand thotë se arriti të bindë programin të ndryshonte kohën në vitin 2013 kur ishte krijuar fjalëkalimi, dhe me ndihmën e kolegut të tij Bruno, e zbuluan atë.

Grand tha se kishin qenë gjithashtu me fat. “Rrjedhimisht ne kishim fat që parametrat dhe koha ishin ato korrekte, pasi nëse nuk e qëllonim të saktë do të vazhdonim të tentonin me hamendje”, tha ai në një email. top-channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0