Fustanet virale në rrjetet sociale, Katy Perry dhe Rihanna pre e mashtrimit nga AI - Business Magazine Albania

Fustanet virale në rrjetet sociale, Katy Perry dhe Rihanna pre e mashtrimit nga AI

Met Gala e cilësuar ndryshe si “nata e madhe e modës”, si çdo vit edhe këtë herë tërhoqi vëmendjen mediatike.

Por teksa ende nuk kanë kaluar 24 orë që nga përfundimi i ngjarës së rëndësishme që përfshin artistë të ndryshëm të njohur në të gjithë botën, në pah ka dalë një mashtrim.

Katy Perry ka reaguar për fotot e saj të cilat u bënë virale në rrjete sociale, me veshjet shumë të përfolura. Fotot rezultuan jo reale, por të krijuara nga Inteligjenca Artificiale.

Në të njëjtën situatë ka qenë edhe Rihana, e cila nuk ka qenë e pranishme mbrëmjen e djeshme në Met Gala.

Asnjëra prej këngëtareve nuk ka qenë e pranishme në këtë event, por kjo nuk ka penguar që imazhet false të tyre të bëjnë “kërdinë” në rrjete sociale dhe media.

Perry ndau dy imazhe të rreme të saj në Instagram me mbishkrimin “nuk mund të shkoja në MET, duhej të punoja”.

Një imazh i këngëtares me një fustan lulesh me një zbukurim myshk është parë mbi 13 milionë herë vetëm në “X”. Një tjetër imazh i këngëtares me Inteligjencë Artificiale, këtë herë e veshur me një fustan me korse floriri me parzmore kyçe në tapetin e kuq, është bërë gjithashtu virale me mbi 5 milionë shikime.

Fansat iu përgjigjën postimit të Perry në Instagram duke pranuar se ishin mashtruar nga fotografia. Këngëtarja ndau gjithashtu një screenshot të një bisede me mamanë e saj, e cila gjithashtu u mashtrua nga imazhi.

“Lol mam Inteligjenca Artificiale të kapi edhe ty, KUJDES!”, tha artistja në një mesazh.

Për sa i përket Rihannës, as ajo nuk ka qenë prezente për shkak të gjendjes shëndetësore. Sipas People, këngëtarja ka qenë me grip. Fotoja në tapetin e kuq, po ashtu u bë virale, teksa BBC shkruan se janë krijuar nga AI.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0