Me “EXPO Albania”, Tirana kthehet lidere në rajon - Business Magazine Albania

Me “EXPO Albania”, Tirana kthehet lidere në rajon

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja gjatë fjalës së tij  në Fazën finale e Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për “EXPO Albania” deklaroi se do të jetë një destinacion për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, duke krijuar një ofertë të re për “Shqipërinë 2030”.

“Është një moment kyç për Kryeqytetin por dhe për vendin , duke shpresuar të jetë dhe më gjerë për në rajon. Jemi për një vendim të rëndësishëm  për  të zgjedhur konceptim fitues për Tiranën moderne. Tirana ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm në vitet e fundit, një shpresë për të gjithë shqip-folësit por dhe një pikë ndriçuese për historinë e zhvillimit të Shqipërisë dhe rajonit”, u shpreh Gonxhja.

Kjo, theksoi ai, është një tjetër provë e dëshirës sonë për të ecur para ndaj sot jemi në finalen e përzgjedhjes së projektit fitues dhe, “EXPO Albania” do të plotësojë mungesën që Tirana ka në aspektin e panaireve e aktiviteteve e ngjarjeve të mëdha që kanë të bëjnë me një publik që është i gjerë.

lexo: Bizneset e suksesshme kanë këtë karakteristikë të përbashkët!

Ministri Gonxhja u shpreh se, “pa lënë mënjanë aspektin turistik, pasi nuk do të mungojnë aktivitetet kulturore e artistike si bienalet, pavijonet artistike apo arkitekturës, që i mungojnë kalendarit tonë ose shpesh i organizojmë në vende të kufizuara”, tha ai.

Ministri Gonxhja u ndal dhe në disa shifra që tregojnë edhe ndikimin që ka në ekonomi ngritja e një qendre t tillë panairesh.

Në finalen e konkursit ndërkombëtar për projektin e “EXPO ALBANIA”, 5 skuadra me prestigj në botën e arkitekturës bashkëkohore, të përzgjedhura mes afro 60 konkurrentësh nga e gjithë bota, do të prezantojnë koncept idetë e tyre për një qendër shume funksionalë të domosdoshme në këtë fazë të re zhvillimi të Shqipërisë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0