Kapitali nga Kosova 'pushton' Shqipërinë, rritje rekord e bizneseve në 2024-ën - Business Magazine Albania

Kapitali nga Kosova ‘pushton’ Shqipërinë, rritje rekord e bizneseve në 2024-ën

8 Mësime se çfarë do të thotë të zgjerosh ose të nisësh një biznes të ri këto kohë

Numri i bizneseve nga Kosova në Shqipëri u rrit për të dytin vit radhazi në 2024 dhe arriti nivelin më të lartë deri më sot. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në fund të vitit të kaluar në Shqipëri vepronin 582 ndërmarrje aktive me kapital nga Kosova, duke përfshirë edhe ato me kapital të përbashkët. Numri i ndërmarrjeve me kapital nga Kosova është rritur me 12% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, në harkun e dekadës së fundit numri i këtyre bizneseve është rritur me 130%.Në harkun e një dekade, pesha e ndërmarrjeve me kapital kosovar është rritur nga 5% në 8.3% të numrit total të bizneseve të huaja. Nga 582 ndërmarrje me kapital nga Kosova, shumica e tyre, 458, janë të angazhuara në sektorin e shërbimeve, ndërsa 124 prej tyre kanë aktivitet në prodhimin e mallrave. Numri i bizneseve dominohet nga ato mikro, me më pak se katër të punësuar, që përbëjnë më shumë se 82% (481 ndërmarrje) të numrit të përgjithshëm të tyre. Bizneset me 5-9 punonjës përbëjnë rreth 10% (48 ndërmarrje) ato me 10-49 të punësuar përbëjnë rreth 7% (43 ndërmarrje), ndërsa më pak se 2% e tyre (gjithsej 10 ndërmarrje) kanë më shumë se 50 të punësuar.

Rritja e pranisë së bizneseve nga Kosova konfirmohet paralelisht edhe nga ecuria e investimeve, që po shfaqin një tendencë të qartë në rritje gjatë viteve të fundit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2024 investimet nga Kosova në Shqipëri arritën vlerën e 96 milionë eurove, me një rritje prej 32% krahasuar me të një vit më parë.

Lexo edhe: 33 milionë euro të padeklaruara nga rrjetet sociale, nisin hetimet për 100 subjekte

Deri në vitin 2020, flukset e investimeve direkte nga Kosova ishin në shifra relativisht modeste. Pas këtij viti, duket se ka një rritje të konsiderueshme, që është reflektuar qartë edhe në stokun total të investimeve direkte prej subjekteve me kapital nga Kosova.

Në fund të vitit 2024, stoku i investimeve nga Kosova raportohej në vlerën e 422 milionë eurove, në rritje me 37% krahasuar me vitin 2023.

Ecuria e investimeve nga Kosova pritet të rritet më tej edhe këtë vit. Kompania që zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë, Viva Fresh, ka njoftuar marrëveshjen për blerjen e Spar Albania, rrjeti i dytë më i madh i shitjeve me pakicë në Shqipëri.

Vlera e shitblerjes nuk është bërë publike, por vlerësohet se mund të arrijë shifrën e të paktën 50 milionë eurove dhe pritet të jetë investimi më i madh deri tani i një biznesi nga Kosova në Shqipëri. Ndërsa kompania tjetër nga Kosova, Inter Stock, ka njoftuar Autoritetin e Konkurrencës për themelimin e një shoqërie të përbashkët me grupin shqiptar AGNA, për shtrirjen e aktivitetit të saj në Shqipëri.

INTER STOCK është një shoqëri e regjistruar në Kosovë, me objekt kryesor aktivitetet e ndërmjetësimit për shitjen e tekstileve, veshjeve dhe këpucëvem që në Kosovë vepron me emrin tregtar Numero Uno Store.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0