OpenAl njofton për hapjen e zyres së re në... - Business Magazine Albania

OpenAl njofton për hapjen e zyres së re në…

OpenAl po zgjerohet edhe në Japoni me një qendër të re në Tokio dhe plane të reja për një model GPT-4 në gjuhën japoneze.

Prodhuesi i ChatGPT hapi zyrën e parë ndërkombëtare në Londër vitin e kaluar, e ndjekur nga zyrja tjetër në Dublin muaj më vonë. Ndërsa Tokio do të përfaqësojë zyrën e parë të OpenAl në Azi dhe të katërtën në të gjithë planetin, duke përfshirë edhe selinë në San Francisko me në krye Sam Altman.Ndryshe, përpjekjet globale të zgjerimit të OpenAl deri më tash kanë qenë mjaft strategjike. E se kush do ta drejtojë zyrën në Japoni është mjaft e dukshme. OpenAl Japan do të udhëhiqet nga Tadao Nagasaki. Si udhëheqës i OpenAl Japan, Nagasaki do të ngarkohet të ndërtojë një ekip lokal në terren dhe të ndikojë në rritjen e kompanisë në Japoni.

Bëhet e ditur se tashmë ChatGPT po përdoret nga qeveritë lokale japoneze për të pë
rmirësuar efikasitetin e shërbimeve publike. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0