Inspektorati Shtetëror i Punës: Ja se për çfarë ankohen më tepër punonjësit shqiptarë - Business Magazine Albania

Inspektorati Shtetëror i Punës: Ja se për çfarë ankohen më tepër punonjësit shqiptarë

Inspektorati Shtetëror i Punës ka pranuar një numër të madh ankesash nga punëmarrësit në vitin 2023. Këto ankesa përfaqësojnë shqetësimet e tyre në lidhje me zbatimin e kodit të punës. Nga totali i 800 ankesave dhe kërkesave të depozituara në Inspektoratin Shtetëror të Punës gjatë këtij viti, 82.5% janë ankesa dhe denoncime nga punëmarrësit, ndërsa 17.5% janë kërkesa për informacion dhe sqarime ligjore, tregues i transparencës institucionale dhe besimit në informacion.

Numri më i lartë i ankesave të adresuara dhe të trajtuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës janë për shkelje të të drejtave dhe mospërmbushje të detyrimeve të punëdhënësve kundrejt punëmarrësve. Këto ankesa përfshijnë çështje si mospagesa për punë të kryer në ditët e festave zyrtare, ditë të pushimit javor, punë të kryer në orë shtesë, moslidhje kontrate pune dhe çështje të ngjashme.

Në veçanti, mospagesa e pagave të prapambetura ka qenë problemi kryesor, me 177 ankesa, ndjekur nga cënimi i marrëdhënieve të punës, për të cilin janë regjistruar 129 ankesa, dhe më pas, ndërprerja e marrëdhënieve të punës me 110 ankesa.

Të punësuarit në vend kanë ndërprerë ankesa për probleme të tjera si mospagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, punësimi i paligjshëm, mos zbatimi i kontratave kolektive dhe pushimeve kolektive, mos lidhje kontrate dhe mosrespektimi i orëve të punës, mospagesa e raporteve mjekësore, kushte të pasigurta pune etj.

lexo: Alesia Balliu: Vështirësitë e të qenit juriste femër

Drejtoritë Rajonale janë përfshirë në trajtimin e këtyre ankesave, me Drejtorinë e Tiranës që merr përsëritës më të mëdha, me 64%, ndjekur nga Rajoni i Vlorës me 8%, Rajoni i Korçës me 4%, Rajoni i Shkodrës me 3%, Rajoni i Gjirokastrës me 1%, Rajoni i Dibrës me 1%, dhe Drejtoria Qendrore që trajton 19% të ankesave për informim dhe sqarime ligjore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0