Miliarderi Elon Musk njoftoi se është i gatshëm të operojë sistemin e internetit satelitor të “SpaceX”, “Starlink”, në zonën e Rripit të Gazës”, për të mirën e organizatave humanitare.
“Starlink do të mbështesë organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza”,- postoi Musk në llogarinë e tij në platformën “X”.
Megjithatë, sapo “Starlink” të futet në këtë zonë, mund mos të jetë e mundur të mohohet aksesi i organizatës terroriste Hamas në sistem.
Kjo hyrje potencialisht mund të ofrojë ndihmë të rëndësishme për organizatën terroriste në konfliktin e saj me Izraelin.
Ky shërbimi i “Starlink”-ut u mundësua pas shumë kërkesave në rrjetin social “X” nga shumë përdorues të cilët kërkonin që Gazës t’i ofrohej internet.
“Starlink” është një plejadë interneti satelitore që po ndërtohet nga “SpaceX”, një prodhues privat i hapësirës ajrore dhe kompani transporti hapësinore.
Në përgjigje të njoftimit të Musk, ministri izraelit i Komunikimeve, Shlomo Karhi, tha se Izraeli do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për ta luftuar këtë veprim.
“Hamasi do ta përdorë atë për aktivitete terroriste. Nuk ka dyshim për këtë, ne e dimë dhe Musk e di. Hamasi është ISIS”, theksoi ai.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto