Automotive Fair Albania II, rikthehet edicioni i dytë i ngjarjes më të shumëpritur automotive! - Business Magazine Albania

Automotive Fair Albania II, rikthehet edicioni i dytë i ngjarjes më të shumëpritur automotive!

auto

Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania rikthehet në datat 26-29 tetor te Pallati i Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”, me një sërë aktivitetesh e risish, si një mundësi për promovim të mëtejshëm për Automotivin dhe Transportine Gjelbër, Lëvizshmërinë e Sigurt dhe argëtimin, ku publikut do t’i ofrohen mini-gara, parada dhe shfaqje automotive, ekspozime mjetesh me interes të lartë historik RETRO dhe ku nuk do të mungojnë aktivitetet edukative për të gjitha grupmoshat.

Për të dytin vit radhazi ky panair, organizohet me përkrahjen e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Tiranë, ku këtë vit Tirana është përzgjedhur si Kryeqyteti Evropian i Sportit.
Panairi çeli siparin mbrëmjen e djeshme me fjalët përshëndetëse nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, Drejtori i Përgjithshëm, Blendi Gonxhja, si dhe nga  Giuseppe Bonollo, një figurë shumë e rëndësishme në botën e marketingut dhe shitjes në industrinë automobilistike, Drejtor i Marketingut dhe Strategjisë së Produktit në kompaninë e Ferrarit dhe Masseratit.

Përgjatë panairit, krahas hapësirës së dedikuar për të gjithë të apasionuarit pas automjeteve klasike, atyre moderne, teknologjisë së automjeteve dhe jo vetëm, do të zhvillohen konferenca me mbi 40 folës e ekspertë të lëvizshmërisë, sigurisë rrugore e sipërmarrës, Climathon dhe aktivitete formuese e argëtuese për moshat e reja e publikun e gjerë, gara e shfaqje sportive.
Qëllimi i këtij panairi lidhet me promovimin e industrisë automotive drejt krijimit të një ekosistemi nxitës e të qëndrueshëm, përmes qasjes bashkëpunuese nga qeverisja, qendrore e vendore, në sinergji me tërë faktorët e aktorët e tregut, brenda dhe jashtë vendit, në arritjen e një realiteti konkurrues për ekonominë automotive si edhe njohjen dhe afrimin e investitorëve potencialë.

 

Automotive Fair Albania II do të organizohet në datat 26-29 tetor te Pallati i Kongreseve dhe gjithashtu do të përfshijë një sërë eventesh motorsportive përgjatë këtyre ditëve edhe nësheshin “Nënë Tereza”, sheshin “Italia” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të tilla si: Festival of Speed, Dual Track Race me mjete elektrike, Tirana 24H, gara Supermoto, Drift & Burnout show, si dhe për herë të parë Tirana Grand Prix, në bashkëpunim me Old Cars Club, ku do të vijnë nga Italia të garojnë në cirkutin e kryeqytetit, mjete të veçanta e të rralla duke sjellë emocione për publikun shqiptar, plot adrenalinë shoqëruar me muzikë nga grupe e DJ të njohur.

Hyrja është e lirë për publikun dhe për çdo informacion, të interesuarit mund të vizitojnë www.automotivefairalbania.al

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0