Ja se si Hamasi po përdor kriptomonedhën për të mbledhur fonde - Business Magazine Albania

Ja se si Hamasi po përdor kriptomonedhën për të mbledhur fonde

Irani është shfaqur si një nga mbështetësit financiarë më bujarë të Hamasit, duke i ofruar grupit militant burime të ardhurash që i nevojiten për të kryer akte terrorizmi. Përveç kësaj, hetuesit në SHBA dhe në mbarë globin kanë identifikuar një burim të ardhurash që shfrytëzohet nga Hamasi: donatorët e largët në internet që ofrojnë mbështetje në kriptomonedha.

Edhe përpara se Hamasi të niste sulmin e befasishëm ndaj Izraelit gjatë fundjavës, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë në Uashington kishin ndjekur një hetim penal për përdorimin e kriptomonedhës nga grupi militant përmes pastruesve të dyshuar të parave, shkruan CNN.Avokatët e Departamentit të Drejtësisë kanë publikuar pak nga detajet e çështjes së pastrimit të parave dhe ato që janë publike zbulojnë se rrjedhin nga llogaritë e kriptomonedhave të lidhura me Hamasin që qeveria amerikane sekuestroi tre vjet më parë.

Më vete, adresat e kriptomonedhave që Izraeli ka konfiskuar për lidhje të dyshuara me Hamasin dhe një grup tjetër militant palestinez kanë pasur vlerë kolektive dhjetëra milionë dollarë, sipas analistëve privatë që folën për CNN.

Përdorimi i monedhës digjitale nga Hamasi përfaqëson vetëm një nga mënyrat e shumta që grupi – i cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka kërkuar të mbledhë fonde duke iu shmangur sanksioneve. euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0