Shkencëtari izraelit Yuval Harari, flet mbi të ardhmen e njerëzimit - Business Magazine Albania

Shkencëtari izraelit Yuval Harari, flet mbi të ardhmen e njerëzimit

Në një intervistë për “The Economist”, shkencëtari izraelit Yuval Harari u pyet mbi të ardhmen e njerëzimit dhe inteligjencën artificiale. Harari u shpreh se ky është fundi i historisë së dominuar nga njerëzit.

Ajo që do të ndodh më tej është se historia do të vazhdojë, por kësaj here vendimet do të merren në mënyrë të pavarur prej njerëzve. Pra nuk do të dominojë më njeriu.Më tepër do të jetë si një pushtim alienësh, që vijnë nga planete të tjera me anije kozmike. Por në të vërtetë nuk do të ketë alienë por qenie të dala nga laboratori.

E gjitha kjo për Hararin pritet të ndodhë për 5 vite dhe njerëzit nuk do të jenë më në kontroll. Sipas tij ka mundësi që këto vendime prej inteligjencës artificiale të zgjidhin kancerin dhe ndryshimet klimatike.
Lexo: BE shqyrton përdorimin e katër teknologjive si armë lufte

E sigurtë është që qytetërimi që ne njohim do të marrë fund.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0