Një fabrikë “startup” në Hosur, një qytet në jug të Indisë, ka bërë bujë së fundi për shkak të rekordit që ka vendosur në linjën e prodhimit, duke bërë gati një motor elektrik për çdo 90 sekonda.
3 vite më parë kompania shiste rreth 200 motorë në muaj. Ndërsa tani, kjo shifër ka arritur në 15 mijë. “Të ardhurat janë në qiell”, thotë Mehta.
Kjo është një strategji e mirëmenduar e shoqërisë indiane, për të modernizuar tregun e mjeteve personale të transportit, një industri që mendohet të kapë vlerën e 100 miliardë dollarëve deri në vitin 2030.
Në shtetin me më shumë banorë në botë, mjetet motorike me 2 ose 3 rrota janë më të përdorurit për transport personal, katër herë më shumë se makinat.
Për të ndihmuar këtë industri, procedurat e regjistrimit janë lehtësuar dhe çmimi i motorëve elektrikë shkon deri në 1000 dollarë.
Kjo tendencë ka bërë që edhe kompani me peshë të madhe në treg, si Hero MotoCorp, prodhuesi më i madh në botë i mjeteve motorike me dy rrota, të investojnë në prodhimin e motorëve elektrikë.
Vitin e kaluar në Indi u shitën 1 milionë motorë elektrikë, gjithsesi një shifër modeste krahasuar me 250 milionë mjetet motorike me 2 ose 3 rrota që qarkullojnë në rrugët e vendit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.