Për t´u veshur në mënyrë të përshtatshme në punë, qëllimi juaj duhet të përqendrohet në projektimin e një imazhi profesional, kompetent, që nuk tregon në mënyrë të dukshme nivelin tuaj të punësimit.
Stilet, ngjyrat, gjatësia dhe përshtatja e mënyrës tuaj të të veshurit do të flasë shumë për aftësitë tuaja në punë. Nëse jeni të interesuar për karrierën tuaj, juve ju intereson të dukeni më profesional sesa tërheqës apo të modës.
Në përgjithësi, sa më tërheqëse të jetë një veshje apo stoli, aq më e papërshtatshme është ajo për një veshje zyrtare.
Disa porosi për t´u dukur të rafinuara
Ngjyrat luajnë një rol të rëndësishëm në imazhin tuaj. Ngjyrat tradicionale të karrierës përfshijnë të kuqen (agresive), blunë (ndershmëri), grinë (e matur) dhe të zezën (elegante). Shumë nga këto ngjyra shkojnë mirë për pantallona, funde, bluza dhe këpucë. Ato mund të kombinohen me disa ngjyra të lehta femërore të përshtatshme si blu e akullt, ngjyrë jargavani, rozë e lehtë dhe ngjyrë fildishi. Ngjyra të forta si rozë e flaktë apo veshje të stampuara mund t´ju krijojnë probleme në zyrë. Megjithatë, persona krijues mund të arrijnë t´i kombinojnë mirë ato.
Stolitë që bëjnë zhurmë, (vathë të tipit këmbanë, apo disa byzylyqe) ju heqin mendjen nga puna. Zgjidhni vathë të vegjël, ose një byzylyk të vetëm.
çanta e dorës me lëkurë gjarpri nuk është e përshatshme. Zgjidhni stile që ju prezantojnë me një imazh më të organizuar.
Shumë gjëra që mund t´ju ndihmojnë të krijoni një imazh të rafinuar për veten gjenden në detajet. Ngjyra e manikyrit, çorapet, këpucët apo flokët.
Lexo edhe: Model tre-hapësh për përmirësimin e kulturës së punës
Përshtatja është gjithçka kur flitet për zgjedhjen e veshjeve tuaja të punës. Pantallonat nuk duhet të jenë të ngushta dhe viza e hekurosjes duhet të jetë e dukshme. Fundet duhet të jenë aq të lirë sa të mund të uleni në mënyrë të rehatshme. Xhaketa duhet të jetë e tillë që të mund të mbyllet dhe bluza nuk duhet të rrijë e hapur mes një butoni dhe tjetrit.
Të krijoni një imazh tuajin personal në punë është e rëndësishme, ndaj veshjet me shumë shenja dalluese dhe shumë aksesorë duken të pavend në punë. Një stilim i vogël në çantë shkon shumë mirë, por një shkrim në pardesy është qesharak.
Zgjidhni veshje për një trup të rregullt, me një stilim të qartë dhe që duket profesional.
Si të zgjidhni
Nuk e dini se nga duhet të filloni të merreni me imazhin tuaj të karrierës? Nuk jeni vetëm. Shumë kompani nuk kanë direktiva specifike për çfarë duhet veshur në punë.
Çelësi më i mirë për veshjen në kompani është të shikoni si vishet shefja juaj. Vetëm mendoni për stilin e veshjes së gruas që drejton në kompani dhe përdorni këtë stil për të mbushur garderobën tuaj. Ajo vishet me kostume me funde, apo zgjedh më shpesh pantallonat. Shikoni nëse mbath çorape apo jo. Këpucë të hapura apo të mbyllura.
Nëse nuk keni një femër drejtuese me të cilën mund “të haheni” shikoni se çfarë veshin burrat. Nëse ata paraqiten me kostume me kollare çdo ditë, zgjidhja juaj më e mirë është të përdorni kostume me funde apo pantallona. Me pak fjalë të paraqiteni në mënyrën më formale të mundshme në kompaninë ku punoni, nëse doni të bëni karrierë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.