Shqipëria ia doli të kthehet në një eksportuese të rëndësishme rajonale dhe evropiane, deklaroi Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, gjatë fjalës së saj në mbyllje të samitit të Sistemeve Ushqimore të Kombeve të Bashkuara, temë “Drejt Samitit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, Samitit të së Ardhmes dhe 2025”.
Në fjalën e saj, Krifca u shpreh se kryefjalë e punës së të gjithëve duhet të jetë bashkëpunimi.
“E nxitur nga një politikë e qartë zhvillimi, e mbështetur fuqimisht nga partnerët tanë, Bashkimi Evropian dhe FAO, në Shqipëri është krijuar një model i qartë i bazuar në njohuritë në ferma, bazuar në inovacionin, bazuar në diversifikimin e fermave, bazuar në aksesin në treg që zhvillon zinxhirët e shkurtër të vlerës së ushqimit dhe fokusohet në cilësinë e lartë të produkteve bujqësore” tha zonja Krifca.
“Kjo ka bërë që Shqipëria të bëhet një eksportues i rëndësishëm rajonal dhe evropian i frutave dhe perimeve të freskëta, vajit të ullirit, bimëve mjekësore dhe peshkimit”, nënvizoi ajo.
Minsitrja shqiptare e bujqësisë dhe ushqimit tha se vendi po punon “… në mënyrë aktive drejt zhvillimit të politikave dhe strategjive që promovojnë praktika të qëndrueshme bujqësore, mbështesin fermerët e vegjël dhe nxisin zinxhirët të fortë të furnizimit me ushqim. Fokusi ynë është në rritjen e produktivitetit duke mbrojtur burimet natyrore dhe biodiversitetin.”, përfundoi zonja Krifca.
Objektivi i samitit është të ofrojë modele drejt ndërtimit të sistemeve ushqimore më efikase, më gjithëpërfshirëse, më të forta dhe më të qëndrueshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.