Sekreti për punësimin e punonjësve të jashtëzakonshëm: Shikoni përtej CV-së për të parë se ku shquhen vërtet njerëzit. - Business Magazine Albania

Sekreti për punësimin e punonjësve të jashtëzakonshëm: Shikoni përtej CV-së për të parë se ku shquhen vërtet njerëzit.

Nuk është e lehtë të punësoni njerëz të shkëlqyer. Sa herë që përpiqeni të mbushni një pozicion të hapur, shpresoni të gjeni dikë të jashtëzakonshëm. Por, a është kjo një sfidë? Si mund të gjykoni nëse dikush ka një tipar të veçantë që e ngre punën e tyre nga  mirë në shkelqyeshëm? Rezulton se ekziston një mënyrë për të ndihmuar në vlerësimin e potencialit të një punonjësi dhe ju duhet të shikoni përtej rezymesë për ta gjetur atë.

Një prirje në diçka tjetër

Kohët e fundit po flisja me një mikun tim, CEO-n Joel Trammel. Në një moment, diskutimi ynë u përqendrua në një temë të rëndësishme për çdo punëmarrës: punësimin e njerëzve të talentuar.

Joel më tregoi për filozofinë e tij kur kërkonte njerëz me potencial për performancë të jashtëzakonshme. Ai kërkon për njerëz, të cilët e kanë provuar veten si ekselentë në mënyra të tjera dhe nuk është nota.

Isha i intriguar dhe e pyeta se çfarë kërkonte për të vlerësuar këtë tipar te kandidatët.

Më dha një shembull të kohëve të fundit, ku po intervistonte një inxhinier të ri për një pozicion të hapur. Në një rresht në fund të rezymesë, kandidati rrefente se si kishte vendosur rekordin në kolegjin amerikan për notimin në stilin butterfly për 200 metra.

Ky informacion i tregoi Joelit shumë më tepër për këtë djalë sesa çdo gjë tjetër në rezymenë e tij. Ai mendoi sa mijëra notarë kishin konkurruar në atë garë gjatë viteve. Mendoi se si kishin bërë dhjetëra mijëra orë stërvitje që kur ishin fëmijë, duke u ngritur në orën 5 të mëngjesit çdo ditë për të notuar në një pishinë të ftohtë, duke bërë prova para shkollës ose punës.

Dhe, pas gjithë kësaj, ky i ri kishte notuar në atë konkurs më shpejt se çdo amerikan në historinë e kolegjit.

Për Joelin, nuk kishte provë më të mirë se kjo. Ky djalë kishte një përparësi mbi të tjerët, ishte i disiplinuar dhe i gatshëm të bënte gjithçka që duhej për të fituar. Ish-notarin e punësoi në moment.

Lexo: Pas rraskapitjes, bizneset e mija lulëzuan

“Gjuetia” për të jashtëzakonshmit.

Mund të mësojmë nga historia e Joelit për të vlerësuar një kandidat në bazë të atyre që ai bën jashtë punës. Pjesëmarrja në atletikë është një mënyrë e mirë për të kërkuar shembuj se si dikush mund të tregojë aftësi të jashtëzakonshme.

Kohët e fundit kemi punësuar një këshilltar të ri CEO në “Projektin CEO”, i cili ka konkurruar në garat e Ironman për vite me radhë. Kjo garë përfshin 3.8 km not, 112 km çiklizëm dhe vrapim në një maratonë (42.2 km). Ai synonte të kualifikohej në kampionatin botëror në Hawaii, gjë që ia doli. Nuk ka rëndësi si e shikoni, është një marifet i jashtëzakonshëm.

Por njerëzit gjithashtu mund të tregojnë veçantinë e tyre nëse konkurrojnë në një garë matematike ose debati, nëse kanë filluar një biznes në internet në moshën 14-vjeçare, madje edhe nëse kanë shkëlqyer në sportet elektronike. Një shembull tjetër mund të jetë dikush që ka ndërtuar me kujdes një kartë bejsbolli ose koleksion pullash gjatë dekadave me vlerë mijëra dollarë.

Këto janë të gjitha rastet e dikujt që vepron në nivelin më të lartë në një fushë ku ka pasion. Ata kanë treguar përkushtim dhe disiplinë të lartë për të arritur diçka të jashtëzakonshme. Ky është shpesh tipari që ndan lojtarët e kategorisë A nga pjesa tjetër.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0