Kongresi amerikan do të shqyrtojë dy projektligje të reja për inteligjencën artificiale - Business Magazine Albania

Kongresi amerikan do të shqyrtojë dy projektligje të reja për inteligjencën artificiale

Senatorët amerikan të enjten prezantuan 2 projektligje bipartizane mbi inteligjencën artificiale, mes interesimit në rritje të adresimit të shqetësimeve që rrethojnë teknologjinë në fjalë.

Njëri projektligj do të kërkonte që qeveria e SHBA të ishte transparente kur përdor inteligjencën artificiale për të bashkëvepruar me njerëzit, dhe projektligji tjetër do të krijonte një zyrë për të përcaktuar nëse Shtetet e Bashkuara janë konkurruese në teknologjitë më të fundit.

Ligjvënësit po fillojnë të konsiderojnë se cilat rregulla të reja do të duheshin të vendoseshin si shkak i rritjes së inteligjencës artificiale. Teknologjia e re në fillim të këtij viti arriti kryetitujt kur ChatGPT – një program i inteligjencës artificiale që u përgjigjet pyetjeve në formë të shkruar – u bë aktiv për publikun e gjerë, raporton Reuters

Senatorët Gary Peters, një demokrat i cili është kryetar i Komitetit për Sigurinë Kombëtare, prezantoi një projektligj së bashku me senatorët Mike Braun dhe Hames Lankford – që të dy republikan – i cili do tu kërkonte agjencive qeveritare të SHBA-së t’i tregojnë publikut se kur ato përdorin inteligjencën artificiale për të ndërvepruar me ta.

Projektligji gjithashtu kërkon që agjencitë të krijojnë mënyra që njerëzit të apelojnë vendimet që merren nga inteligjenca artificiale. “Qeveria federale duhet që të jetë proaktive dhe transparente me shfrytëzimin e inteligjencës artificiale, dhe duhet të sigurohet që vendimet nuk merren pa ndonjë njeri në kontroll”, bëri të ditur nëpërmjet një deklarate Braun.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0