Apeli për turistët: Kujdes kur zgjidhni të eksploroni shtigje, kanione e lumenj! - Business Magazine Albania

Apeli për turistët: Kujdes kur zgjidhni të eksploroni shtigje, kanione e lumenj!

Pas disa ngjarjeve të rënda ditët e fundit, kur turistë të huaj kanë humbur jetën akisidentalisht gjatë vizitave në Shqipëri,  Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura u bën thirrje të interesuarve të jenë të kujdesshëm dhe të mirinformuar mbi çdo nismë që dëshirojnë të ndërmarrin në natyrë.

Agjensia u bën apel turistëve vendas e të huaj që të kenë kujdes veçanërisht kur zgjedhin të eksplorojnë shtigje me vështirësi të lartë ose zona të tilla si: kanione, lumenj, male të thepisur, etj.

Lexo:Çmenduri, miliarderi ngre supermakinën sportive deri në katin e 57

“Shtigjet natyrore janë sa të bukur, aq edhe të rrezikshëm. Ju duhet gjithmonë të shoqëroheni nga specialistët e duhur. Guidat turistike të licencuara, rojet mjedisore, të cilët janë pjesë e 12 Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe Qendrat e Vizitorëve, janë informuesit dhe shoqëruesit e duhur për të gjithë ju”, shkruan AKZM në rrjetet sociale.

AKMZ vlerëson se turizmi në Shqipëri është duke u zhvilluar me rritme shumë të shpejta, veçanërisht turizmi i aventurës dhe ndjekja e shtigjeve janë kthyer ndër atraksionet më të kërkuara momentalisht nga turistët vendas dhe të huaj.

Fatkeqesisht dy turiste, një belge dhe një franceze kanë humbur jetën gjatë pak ditë më parë në zonën e Valbonës, pasi rrëshkitën në një humnerë si pasojë e akullit. Ndërkaq në Kanionet e Osumit një turist hollandez humbi jetën në vorbullat e lumit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Është e kotë të merresh me mundësitë që ke humbur. Asnjëherë nuk mund ta dish nëse i ke shpëtuar vdekjes apo ke humbur një jetë të tërë.”
— Margaret Mazzantini
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0