Google sjell përditësimin e ri që do t’ju shpëtojë nga fjalëkalimet - Business Magazine Albania

Google sjell përditësimin e ri që do t’ju shpëtojë nga fjalëkalimet

Google ka zbuluar një përditësim të rëndësishëm që sinjalizon “fillimin e fundit” të përdorimit të fjalëkalimeve për të aksesuar llogaritë në Gmail.

Gjiganti i motorëve të kërkimit ka filluar që të përdorë teknologjinë e “çelësave” që do të lejojë miliarda përdorues që të logohen në uebsajte dhe aplikacione në të njëjtën mënyrë siç shkyçin një pajisje, me shenja të gishtave, skanimin e fytyrës apo me anë të një PIN-i që mund të verifikojë identitetin e tyre.

Pritet që kjo mënyrë e re logimi të zëvendësojë me kalimin e kohës fjalëkalimet, edhe pse mund të duhet edhe ca kohë përpara se kjo të ndodhë, pasi teknologjia që po përdoret është ende në hapa të hershme.

Ekspertët thonë se kjo teknologji e re do t’u krijojë njerëzve mundësinë që t’i përdorin sa më pak fjalëkalimet nëpër pajisje të ndryshme.

Lexo:Inteligjenca Artificiale, më e rrezikshme se sa ngrohja globale?

Kjo do të parandalojë po ashtu nevojën për t’u loguar nëpër llogari në çdo pajisje të re duke përdorur fjalëkalime që janë lehtësisht të zbërthyeshme.

Kjo teknologji është përdorur në iOS16 për pajisjet Apple dhe versionet më të fundit të MacOS, kurse Microsoft e përdor si metodë nëpërmjet një aplikacioni autentifikimi. androidpolice

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0