Paga minimale sfidat e tij dhe roli i drejtuesve si shtim vlere në kompani - Business Magazine Albania

Paga minimale sfidat e tij dhe roli i drejtuesve si shtim vlere në kompani

Në datën 1 Prill 2023, gjithçka rreth rritjes së pagës minimale, sfidave dhe modelve të suksesshme në adaptime të ndryshimeve ligjore që afektojnë punonjësit e një kompanie do të trajtohen në seminarin e datës 11 Prill nën drejtimin e  Elida Motro dhe panelistë ekspertë të fushës, drejtues dhe CEO te kompanive të suksesshme në Shqipëri.

Referuar eksperiencës shumëvjeçare në tregun e punës të panelit drejtues të këtij seminari, të do të diskutohet specifikisht për mënyrën si: Burimet Njerëzore mund të jenë nje hallkë partneriteti midis punojësve dhe CEO-ve të kompanive.

Burimet Njerëzore do të mundin të menaxhojnë në kohë procesin duke shtuar vlerë dhe evituar pakënaqësi dhe penalitete. Informacioni i saktë për aspektet ligjore dhe financiare të këtyre ndryshimeve e bën më të lehtë komunikimin midis palëve.
lexo: Afati i fundit për të aplikuar për Innobooster po afron

Kush mund të marrë pjesë në këtë seminar?
Kushdo që funksionin e drejtimit dhe të menaxhimit të njerëzve e ka pjesë të punës.

Çfarë mund të perfitoni tjetër duke u bërë pjesë e tij?

Ju do të hyni në rrjetin më të mirë të drejtuesve të biznesit  dhe Burimeve Njerëzore Ju hyni automatikisht në grupet e EMI-CC për të ndarë përvoja dhe njohuri me pjestarë të tjerë të të njëjtit profil. mailchi

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0