Rritet varësia kronike e fëmijëve nga mediat sociale - Business Magazine Albania

Rritet varësia kronike e fëmijëve nga mediat sociale

Paul është një 19 vjeçar nga Berlini, i cili para një viti ka mbaruar maturën. Për vitet e fundit të shkollës ai nuk ka kujtime të mira. “Për shkak të Coronës ishim rregullisht në lokdaun. Me javë nuk kishte mësim dhe duhej të qëndroje në shtëpi. Të takoje shokë, të dilje nëpër vende të ndryshme të festoje party apo të shkoje në sport – shumë nga këto gjëra të rëndësishme për të rinjtë, e që janë të të vetëkuptueshme, nuk bëheshin dot.”

Paul thotë, se e vetmja gjë që mund të bënte ishte të qëndronte në dhomë para kompjuterit apo smartphone-it dhe të luante lojëra me të tjerët në mediat sociale. Berlinezi tani është i lumtur që kufizimet e Coronës kanë marrë fund. Ai ka dalë nga bota virtuale dhe i është kthyer jetës reale. Por shumë të tjerë kanë ngecur në kozmosin virtual.

Shifra “të frikshme”

Sipas një studimi të Klinikës Universitare të Hamburgut, UKE së bashku me sigurimin shëndetësor, DAK numri i fëmijëve dhe të rinjve që janë të varur në mënyrë të sëmurë nga gaming dhe mediat sociale është dyfishuar që nga viti 2019. Rreth 680.000 e të rinjve luajnë lojëra, postojnë, chatte-n apo qëndrojnë rregullisht gati 5 orë në mediat sociale. Andreas Storm, kreu i departamentit të shëndetit në DAK bën fjalë për “rezultate të frikshme”. “Nuk u përmbush shpresa, që rritja e kohës së përdorimit dhe shenjat e varësisë janë frenuar.”

Kovë në vend të WC-së

Se çfarë pasojash ka një varësi e tillë e shpjegon psikologu Kai Müller, i cili drejton Shoqatën e Ekspertëve për Analizimin e Varësisë nga Mediat dhe punon në ambulancën që trajton fëmijët me varësi nga lojërat kompjuterike në Klinikën Universitare të Maincit. Aty telefonojnë prindër rë dëshpëruar, që nuk dinë si të veprojnë me fëmijët që kalojnë çdo minutë të lirë në kompjuter apo celular. Janë të rinj që injorojnë shkollën dhe detyrimet familjare, refuzojnë të ndahen nga celulari dhe reagojnë me zemërim, mllef apo nuk e kuptojnë reagimin e prindërve. Janë të rinj që mbyllen në dhomat e tyre, ku prindërit humbasin qasjen tek ata, dhe nuk ndjekin më aktivitete jashtëshkollore apo interesa të tjera. Në raste ekstreme harrojnë të ushqehen dhe vënë një kovë në dhomë në vend që të shkojnë në banjo.
Lexo: Mësimet që mund të nxirrni nga një tavolinë pokeri!

Lidhja emocionale

Sipas psikologut Kai Müller, pandemia ishte shumë më e rëndë për adoleshentët se për të rriturit. Konsumi i lojërave, videove dhe mediave sociale ishte shpesh një “ngushëllues shpirtëror”. “Kur mediat e përthithin për vete dikë që ndodhet në një fazë frike, zhgënjimi apo vetë dyshimesh, atëherë kjo mund të kthehet në një lloj kondicionimi emocional, si themi ne në psikologji”. Krijohet një lidhje emocionale, dhe kjo sigurisht që është shtysa e parë të mbetesh varur në një lidhje të tillë.”

Humbje e plotë e kontrollit

Që nga viti 2022 varësia nga lojërat komjuterike është kategorizuar nga OBSH si diagnozë më vete. Psikologu Kai Müller përmend tre kritere, me të cilat bëhet diagnostikimi. Nga njëra anë është humbja e kontrollit, pra të mos vendosësh më me vetëdije. “Pra sa konsumoj, kur nuk konsumoj, sa kohë dhe çfarë konsumoj?” Pika e dytë lidhet me priorizimin. Nëse loja apo përdorimi i mediave sociale nuk është më pjesë e jetës, por dominon gjithçka. “Kriteri i tretë është vazhdimi i konsumit, megjithëse të prekurit e vërejnë, se kjo çon në probleme, apo nuk më bën mirë”, shpjegon Müller.
Me kohë fillon reflektimi

Presioni që krijon kjo lloj varësie zhvillohet me kohë, sipas ekspertit. “Kur të rinjtë e vërejnë se ata kanë ngecur në këtë varësi në një kohë që rrethi i shokëve që ka luajtur lojëra për para fillon e i drejtohet gjërave të tjera në jetë: ka për shembull shoqen e parë, të dashurin e parë apo ndjek aktivitete të tjera, që nuk kanë të bëjnë me internetin. Ky është shpesh si një fitil i brendshëm, pasi të prekurit pyesin veten -po pse po ndodh me mua kjo?” Kai Müller, thotë se kemi pasur raste, që vetë 17 vjeçarët të vijnë në ambulancë dhe të kërkojnë ndihmë.

Të rinjtë mësojnë përditë diçka të re në qendrën e trajtimit, jo vetëm nga ana shkollore, po edhe njerëzore. Kai Müller thotë, se përsa i përket zhvillimit kam shpesh ndjesinë, se nëse dikush që ka moshën biologjike 25 apo 26 vjeç të duket si një 15 apo 16 vjeçar. Edhe një fenomen vënë re ekspertët. Djemtë janë më të prekur se vajzat. Megjithëse varësia prek të dyja gjinitë, në qendrat e trajtimit të varësisë në Mainc gjen më pak vajza se djem. Përdorimi i mediave sociale është sot i vetëkuptueshëm, por Müller bën fjalë për një “shifër të lartë të paditur” të atyre me varësi klinike. Ministria e Shëndetësisë në Berlin ka porositur fushata sqartimi, që fokusohen veçanërisht tek përdorimi tejet i ekzagjeruar i mediave sociale. Kai Müller flet edhe për një projekt studimor që po shikon mënyrat e trajtimit të të sëmurëve.

Varësi për gjithë jetën

Sipas ekspertëve kjo varësi mund të trajtohet më mirë me terapi nëse mjekët dhe psikologët ndërhyjnë herët para se varësia të bëhet kronike. “Ne kemi edhe pacientë që kanë treguar që në rini simptoma të varësisë dhe pastaj janë trajtuar vetëm si të rritur, pjesërisht janë shtruar në spital, dhe që kanë moshën 30 vjeç e lart, ata vijnë të trajtohen, sepse kanë humbur kontrollin.” Vështirësi ka për gjetjen e një terapie. Në ambulancën e Maincit pacientët duhet të presin tre muaj për një orar tek psikologu. Më parë kanë qenë dy javë. “Jemi larg asaj që të kemi gjendje të mirë të trajtimit të të prekurve”, thotë Müller. Për të një marrë vend terapie pacientët duhet të presin pastaj deri në gjashtë muaj.
Lexo: Kina shpik pajisjen për puthjet në distancë

Sipas ekspertit të DAK, Andreas Storm duhet që të zgjerohen ofertat e parandalimit dhe të ndihmës. “Nëse nuk veprojmë shpejt tani, atëherë gjithnjë e më shumë fëmijë e të rinj në të ardhmen do të jenë të varur në mënyrë kronike nga mediat sociale dhe trendi negativ nuk do të ndalet.” Storm kërkon që politika dhe shoqëria të veprojnë. “Fëmijet e të rinjtë duhet të mësojnë, që të vlerësojnë rrezikun e përdorimit të mediave digjitale, dhe të reflektojnë mbi konsumin e tyre me qëllim që në plan afatgjatë të përdorin në mënyrë konstruktive mundësitë e botës digjitale në jetën private dhe atë të punës.” Psikologët u kujtojnë prindërve se janë ata që duhet të vendosin kufij më të qartë tek fëmijët në lidhje me përdorimin e ofertave digjitale. Një gjë është e qartë: kompjuterat dhe smartphone-t janë kudo të pranishëm dhe nuk do të largohen nga bota moderne. Në një kohë që varësia nga alkooli është e mundur të trajtohet përmes mosblerjes së tij, rikthimi tek varësia digjitale është vetëm një klikim larg. dw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0