Afati i fundit për të aplikuar për Innobooster po afron - Business Magazine Albania

Afati i fundit për të aplikuar për Innobooster po afron

Innobooster

Innobooster është  një program 4-javor online, që përbëhet nga 6 seminare dhe 2 seanca praktike mentorimi, duke u fokusuar në mbledhjen e fondeve dhe shitjet. Innobooster është në kërkim të 15 startup-eve të teknologjisë.Në këtë event ju do të gjeni:

1- Sfidat e hyrjes në tregun ndërkombëtar, me Gergő Gulyás IMC.

2- Analiza e konkurrencës dhe burimet e avantazhit konkurrues, me Marina Marynkevych

3- Kërkimi i shitjeve B2B, me Tamas Szeker

4- Marketing, komunikim dhe mesazhe, me Marina Marynkevych

5- Mbledhja e fondeve – Kuptimi i botës së VC, me Elena Malitskaya, ACCA, (Olena Malytska)

6- Ndërtimi i një Pitch Deck & Pitching Teknika, me Sana Ross

Për të prezantuar programin dhe për të shpjeguar sfidat dhe mundësitë aktuale në ekosistem, janë organizuar katër sesione ndërgjegjësimi, të cilat mund t’i rishikoni këtu – https://lnkd.in/e_VHyvqJ

Programi organizohet në partneritet me Wolves Summit dhe ISE Accelerator & Venture Capital Firm Startup Campus DEX Innovation Center (DEX IC) 🚀

– Projekti është bashkëfinancuar nga qeveritë e Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë, përmes Granteve të Vishegradit nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit. Misioni i fondit është të avancojë idetë për bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal në Europën Qendrore.

Me afrimin e afatit të aplikimit (këtë të diel, më 19 mars), janë ende duke e promovuar në mënyrë aktive programin dhe duke kërkuar mbështetjen e partnerëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0