Arma sekrete për të punësuar njeriun e duhur - Business Magazine Albania

Arma sekrete për të punësuar njeriun e duhur

Nuk ka nevojë që të gjithë në ekipin tuaj të jenë karizmatikë. Kur bëhet fjalë për punësimin e anëtarëve të rinj të ekipit, ka shumë gjëra që mund të bëni për të gjetur kandidatin më të mirë për një pozicion. Një përshkrim pune i qartë, të kërkosh kandidatët e duhur, edhe me ndihmën e një rekrutuesi, dhe të kesh pyetje të mirëmenduara për intervistën, që nxjerrin në pah aftësitë dhe dobësitë e kandidatëve, të gjitha këto elemente bëjnë një ndryshim të madh se kush do të përzgjidhet në fund.Por, ekziston një armë e fuqishme sekrete, që mund të bëjë ndryshimin në gjetjen e kandidatit të duhur, për një pozicion të lirë. Gjithçka varet nga personaliteti.

Personaliteti është i rëndësishëm
Kur flitet për personalitetin, nuk nënkuptohet një punonjës shumë i shoqërueshëm me të gjithë, i cili mund t’i bëjë të gjithë të qeshin. Në fakt, kjo ka të ngjarë të jetë një ide e keqe për produktivitetin në punë.

Nëse jeni duke punësuar një programues ose një ekonomist, për shembull, nuk është nevoja të kenë një personalitet të hapur, sepse ata nuk do të flasin kurrë me ndonjë nga klientët e kompanisë. Personaliteti i të punësuarit të ri, duhet të lidhet mirë me ekipin në tërësi.

Përshtatja e mirë me kolektivin e punës, mund të bëjë një ndryshim të madh në produktivitetin dhe kënaqësinë e përgjithshme të ekipit në afatgjatë. Por si mund të kuptohet që në fillim nëse një kandidat është i përshtatshëm?

Arma sekrete është që, pjesë e panelit intervistues, të jetë dikush që e njeh mirë dinamikën e ekipit. Për shembull, një drejtues operativ që ka punuar në kompani për një kohë të gjatë, e njeh mirë personalitetin që mund të përshtatet, si dhe kush mund të luftojë për të gjetur rrugën e tij në
punë.

Për bizneset e vogla, ky person mund të jetë edhe bashkëshorti apo bashkëshortja, nëse punohet së bashku, ose dikush tjetër në ekipin drejtues. Gjëja kryesore është që personi duhet të ketë njohuri të mira të procesit të punës. Punësimi i dikujt me aftësitë e duhura që nevojiten për vendin e punës, së bashku me një personalitet që lidhet mirë ekipin, është një “recetë” e suksesshme.

Ky element kritik për procesin e punësimit nuk duhet neglizhuar.  Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0