Klonet njerëzore mund të jenë çelësi për të jetuar përgjithmonë - Business Magazine Albania

Klonet njerëzore mund të jenë çelësi për të jetuar përgjithmonë

Pavarësisht nga hapat e mëdhenj që shkencëtarët kanë bërë drejt arritjes së qëllimit sic eshte pavdekësia mbetet një ëndërr. Por një studiues në fushën kundër plakjes beson studimet mund të arrijmë atje ose të paktën të zgjasim jetën e njerëzve përtej kufijve aktualë biologjikë pa ndonjë pilulë apo injeksion mrekullibërës.

Dr Alex Zhavoronkov, kreu i kompanisë bioteknike Insilico Medicine, thotë se klonet njerëzore mund të ofrojnë përgjigjen për jetën e përjetshme. Teorikisht, koncepti fantastiko-shkencor i rritjes së trupave në laboratorë do t’u siguronte njerëzve organe vitale ‘ rezervë’ kur organet e tyre të fillojnë të dështojnë për të zgjatur jetën.

Kafshët veçanërisht delet Dolly në vitin 1996 janë klonuar si pjesë e eksperimenteve shkencore për të zhvilluar bagëti të modifikuar gjenetikisht. Dhe bimët i janë nënshtruar të njëjtit proces përmes prerjes për mijëra vjet.


Akademikët që “gjuajnë” pavdekësinë mendojnë se e njëjta gjë është e mundur edhe te njerëzit. Megjithatë, ideja e kloneve njerëzore të cilat Dr Zhavoronkov beson se përfundimisht do të bëhen po aq të aksesueshme sa një makinë apo iPhone është jashtëzakonisht e diskutueshme. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime etike për krijimin e një njeriu gjenetikisht identik me një person tjetër që ekziston aktualisht ose ka ekzistuar më parë.

Shkencëtarët do të duhet të zhvillojnë një mënyrë për të klonuar me sukses njerëzit dhe për të çaktivizuar funksionet e tyre njohëse, në mënyrë që ata të mund të përdoren vetëm për organet, vuri në dukje ai. Nëse një person goditet nga një sëmundje, siç është sëmundja e veshkave, atëherë ai do të merrte organin e shëndetshëm nga kloni i tij.

Të gjitha organet vitale përkeqësohen me kalimin e moshës dhe mund të goditen nga sëmundjet, të cilat mund të jenë fatale, kështu që zëvendësimi i tyre, teorikisht, mund t’i mbajë njerëzit gjallë për më gjatë.

Megjithatë, transplantet e organeve të cilat janë kryer që nga vitet 1950 mbartin një sërë rreziqesh, duke përfshirë infeksionin, mpiksjen e gjakut dhe dëmtimin e nervave në një afat të shkurtër.

Në terma afatgjatë, trupi mund të refuzojë organin e ri të shkaktuar nga një reagim i tepruar i sistemit imunitar. Por ai vuri në dukje se do të duheshin ‘të paktën’ 15 deri në 20 vjet për të rritur një klon nga i cili mund të merren organet. dailymail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0