Programi “Rrugëtimi i Sipërmarrësit’”, implementuar nga OFICINA HUB, me datë 18 Janar 2023 realizoi aktivitetin përmbylles DEMO DAY në të cilën startup-et pjesëmarrëse në program prezantuan idetë e tyre të biznesit (pitching) para një paneli ekspertësh. Programi “Rrugetimi i Sipërmarrësit” është i ndarë në dy nën-programe:
1.(Nën-Programi) “Hapi i parë drejt sipermarrjes”. Ky program përmban aktivitete praktike që frymëzojnë kuriozitetin, kreativitetin dhe bashkëpunimin, duke u mësuar të rinjve se si të mendojnë në mënyrë sipërmarrëse, të identifikojnë dhe parashikojnë nevoja të ndryshme shoqërore dhe të krijojnë produkte dhe shërbime që plotësojnë ato nevoja.
Kur nxënësit nisin të mendojnë si sipërmarrës, tek ta ndodh një ndryshim rrënjësor. Ata bëhen të vetëdijshëm për mundësitë përreth tyre, mendojnë në mënyrë më kritike dhe krijuese.
Programi mësimor “Hapi i parë drejt sipërmarrjes”, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, kultivon aftësitë e mendimit kritik dhe mendësitë e një sipërmarrësi, duke ndihmuar fëmijët të shohin veten si të tillë, pavarësisht se çfarë do të zgjedhin të bëjnë në jetë. Programi u implementua gjatë muajve Maj, Qeshor, Korrik – 2022
2.(Nën-Programi) “Aspirues për sipermarrje”. Programi i trajnimit “Aspirues për sipërmarrje” është një program 10-javor trajnimi për të rinjtë me ide novatore biznesi. Programi përfshin seminare të fokusuara në zhvillimin e biznesit, të kombinuara me këshillim konfidencial, një-në-një në fushat e menaxhimit të biznesit, edukimit financiar dhe marketingut. Në fund të programit pjesëmarrësit pajisen me ide të vlefshme biznesi, me plan veprimi të konsoliduar dhe mentalitet të ri sipërmarrësi, të vlefshme, jo vetëm për të ngritur dhe menaxhuar biznesin e tyre, por edhe për të shkëlqyer në çdo angazhim aktual apo të ardhshëm. Programi u implementua gjatë muajve Shtator, Tetor, Nentor, Dhjetor 2022
Lexo: Një çip i hollë do t’ju lejojë të përdorni mediat sociale me mendjen tuaj
Në datë 18 Janar 2023 ora 17:00 u mbajt aktiviteti përmbylles i programit “Rrugëtimi i sipërmarrësit”.
KY PROGRAM U ORGANIZUA NË KUADER TË PROGRAMIT TIRANA KRYEQYTETI EVROPIAN I RINISË 2022, ME MBËSHTETJEN FINANCIARE TË KONGRESIT RINOR KOMBËTAR, NË BASHKËPUNIM ME BASHKINË TIRANË.
Në hapjen e aktivitetit mbajtën fjalë përshëndetëse:
- Klajdi Priska (Drejtor politikash prane Kongresit rinor kombetar)
- Ernaso Kerbizi (Drejtor i Kolegjit Komunitar Harry Fultz)
Më pas në këtë aktivitet u prezantuan 7 startup-e. Shtatë startup-et e përzgjedhura prezantuan produktet e tyre përpara Jurisë, partnerëve të biznesit dhe komunitetit të inovacionit dhe sipërmarrjes.
- Contract Box (Startup qe mundëson automatizimin e kontratave duke ofruar mundesinë e plotesimit automatik te kontratave me te dhenat e klienteve. Startup-I është i përberë nga 5 nxënës te intitutit Harry Fultz)
- PlanTech (Startup i cili ofron ndërtimin e vazove inteligjente per vetujitje te luleve. Startup i përbërë nga 2 nxënës të institutit Harry Fultz)
- Ontime ( Startup që jep zgjidhje rezervimit nga ana e klintetit të hapesirave kohore për marrje shërbimi nga Biznese të ndryshme (Berber, dentist etj..). Startup-I është i përbërë nga 3 student kryesisht nga universiteti Polis)
- al ( Startup që ofron një platformë online për ofrime të shërbimit të problemeve mendore. (Konsulencë terapeutike). Startup-i është i përbërë nga 3 vajza ne profesion psikolog dhe sipermarres)
- Hazy nebula games (Startup që i vjen në ndihmë ekosistemit shqiptar të videolojrave. Zhvilluesit e startup-it ndërtojnë Indie Games sipas kërkesës së klientelës. Startup-i është i përbërë nga nxënës të Institutit Harry Fultz (Themeluesit) si dhe nxënës nga shkolla te tjera)
- Tripsie ( Startup që ofron një platforme online (Aplikacion mobile) për organizimin e udhëtimeve në grup, duke ofruar opsione në ndarjen e detyrave të grupit për të realizuar udhëtimin si dhe funksionalitete të tjera në shërbim të qëllimit. Startup-i është i përbërë nga 3 studentë)
- Wild Cabins (Startup i cili është në fazë ndërtimi të një zone në periferi të tiranës që do të ofrojë kabina ekologjike shplodhëse mbushur me aktivitete. Startup-i është i përberë nga 3 persona (Pronari i tokës si dhe themelues i startup-it plus 2 persona në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë së ndërtimit)
Startup-et kishin nga 4 minuta kohë për prezantimin e platformës, pasuar me 5 minuta pyetje-përgjigje.
Në përfundim të prezantimeve juria u tërhoq për të shpallur fituesit e DEMO DAY.
Në fund u ndanë çmimet si më poshte:
Në vendin e parë u shpall ONTIME
Në vendin e dytë u shpall Hazy Nebula Games
Në vendin e trete u shpall Contract Box .
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.