Një aplikacion, ku edhe përmes kartës mund të porosisni ushqimin tuaj të preferuar në restorantet më të mira të qytetit.
Foodini, është sipërmarrje e themeluar falë përvojës ndërkombëtare dhe e drejtuar nga një femër. Kompania synon të zhvillohet me shpejtësi në rajonin e Ballkanit, krahas Tiranës.
Cilat janë trendet e konsumatorëve dhe si lidhen ato me eventet sociale? Si u prit pagesa me kartë? Këto dhe të tjera na i shpjegon Blerta Maklekaj – Ceo dhe CoFounder e Foodini.
Si lindi Foodini ?
Ideja lindi nga përvoja disavjeçare e themeluseve në një prej kompanive më të mëdha ndërkombëtare në fushën e food delivery-t. Përvoja e maturuar si dhe potencialiteti i tregut të Tiranës krijuan kushtet për investim.
Pse një klient duhet të zgjedhë sot Foodinin? Çfarë është ajo që ju diferencon?
Po ndalem tek 3 arsyet kryesore:
– Foodini sot në nivel teknologjik përfaqëson aplikacionin më të avancuar, me opsione si: Pagesa me kartë, paraqitja e produkteve të restorantit me foto reale dhe kualitet HD, planifikimi i porosisë etj.
– Partneriteti me restorantet më të mira të qytetit, ndër to dhe eskluzive si: Mado, Opa, Salt, Tonys, Bella Napoli e shumë të tjera.
– Standarde të larta performance në delivery, si shpejtësia dhe delivery në kat tek klienti për t’i ofruar atij maksimumin e komfortit.
Si arriti Foodini në pak kohë të kishte mijëra shkarkime dhe një përdorim kaq masiv?
Në fakt, shume shpesh dëgjojmë nga kompani të reja që marketingu ështe gjithçka duhet për të qenë të suksesshëm. Ne në Foodini, pavarsisht se kemi format tona të marketingut, fokusin kryesor e kemi në dhënien e një eksperience sa më të mirë për klientët tanë dhe kjo na ka sjellë një marketing të jashtëzakonshëm, të shpërndarjes se fjalës për shërbimin e ofruar dhe kujdesin ndaj klientit tonë. Për të arritur këtë kërkohet një punë me profesionalizëm të lartë në rekrutim, trajnim, planifikim dhe mbi të gjitha në komunikim me të gjitha hallkat. Pra, forca jonë e vërtetë është skuadra jonë, skuadra që qëndron pas aplikacionit. Jemi të lumtur që kemi arritur ta transmetojmë tek klientët, të cilët e shkarkojnë dhe e përdorin masivisht.
Çfarë porositet më shumë në Foodini? Cili është trendi? Çfarë ushqimesh preferohen?
Po mundohem ta shpjegoj me një krahasim të thjeshtë: Kur hyn në aplikacion është pak a shumë sikur futesh në një qendër tregtare, ku gjithësecili gjen atë që i përshtatet. Në rastin e Foodini gjen nga restorantet Premium deri tek ofertat e shumta. Trendi i porosive varion sipas ditëve apo eventeve të ndryshme. Gjatë drekës ka një tendencë të shtuar për ushqimet Healthy. Darka karakterizohet shumë nga eventet televizive si Big Brother, Dancing With Stars ku sushi është më i porosituri. Në ndeshjet e botërorit apo champions kryesojnë picat, burger apo ushqimet meksikane. Gjatë orëve të vona të natës dominon Fast Foodi dhe në fundjavë ka një tendencë të shtuar të ushqimeve të detit.
Lexo: Alma Spathara, një jetë në turizëm dhe me pasion të shtuar
Ju ofroni pagesën me kartë, si është pritur nga tregu?
Për sa u përket klientëve që nga startimi deri tani ka pasur një rritje konstante. Nga 8% që ishte në fllim, ka kaluar në 23% ne muajin Nëntor 2022. Ajo që vihet re është që 90% e klientëve të huaj paguajnë me kartë. Pagesa online është risia më e madhe që kemi sjellë dhe mbi të gjitha një ndryshim mentaliteti lidhur me sigurin e këtyre pagesave. Vështirësia që kemi hasur herë pas here ka qenë me restorantet, që të mësuar me marrjen e parave Cash hasnim kundërshtime, por tashmë edhe nga restorantet është pranuar masivisht si një facilitet dhe siguri.
Çfarë duhet të presim nga Foodini në vijueshmëri?
Përveçse një punë të vazhdueshme me gjithë ekipin në drejtim të përmirësimit akoma më shumë të shërbimit, po përgatisim një paketë investimesh që do bëjmë në tregjet e tjera në Ballkan dhe më gjerë. Foodini është shumë i madh për të qenë vetëm në Tiranë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.