Në datën 21 Nëntor, në sallën e koncerteve “Tonin Harapi” STV-13, Rruga e Elbasanit në Tiranë do të mbahet eventi “DEMO DAY”.
Është një nga eventet më të rëndësishme për të gjithë ata të rinj dhe të reja të cilët kanë ofruar idetë e tyre të biznesit. Pas një pune të gjatë profesionale me ta erdhi momenti për ti njohur dhe vlerësuar nga afër.
Një udhetim i cili ka zgjatur për katër muaj finalizohet në datën 21 Nëntor.
Duke filluar nga ora 17:30 deri ne orën 21:00, 10 finalistet do të vlerësohen për progresin e tyre duke qenë në vëmendje të partnerve dhe mbështetësve të Uplift Western Balkans, duke synuar ecurinë e tyre dhe mbështetjen nga investitiorët.
Demo Day është ngjarja më e rëndësishme e programit ku çdo startup do të ketë mundësinë të takohet me investitoret.
Do të jetë një shfaqje cilësore për idetë e tyre të vendosura në skenë dhe para një audience me biznese, familjarë miq e bashkëpunëtorë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto