Qeveria ka publikuar tabelën e pagave të rritura për pedagogët dhe anëtarët e personelit akademik. Sipas kësaj tabele, anëtarët e personelit akademik efektivë, që për nevoja të procesit mësimor, japin orë mësimi mbi normën mësimore vjetore, të miratuar me aktet përkatëse, për çdo orë mësimi, të kryer mbi këtë normë, paguhen:
- Kur janë
në kategorinë “Profesorë” përfitojnë: 1. për titullin “Profesor”, 1 410 (një mijë e katërqind e dhjetë) lekë për çdo orë 60- minutëshe; - Për titullin “Profesor i asociuar”, 1 295 (një mijë e dyqind e nëntëdhjetë e pesë) lekë për çdo orë 60- minutëshe;
- Kur janë në kategorinë “Lektorë”, përfitojnë:
- 940 (nëntëqind e dyzet) lekë për çdo orë 60 minutëshe;
- c) Kur janë në kategorinë “Asistent lektorë”, përfitojnë 705 (shtatëqind e pesë) lekë për çdo orë 60-minutëshe”.
Përballimi i efekteve financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, është që për nivelet e pagave sipas kufirit minimal efektet financiare përballohen për vitin 2022 nga fondet e paketës së rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës, ndërsa për vitin 2023 e në vijim nga fondet grant për institucionet publike të arsimit të lartë.
Për çdo nivel page të miratuar mbi kufirin minimal e deri në kufirin maksimal efektet financiare të diferencave midis nivelit të pagës së miratuar dhe atij minimal përballohen nga të ardhurat e veta të institucioneve publike të arsimit të lartë. Efektet financiare të këtij vendimi fillojnë që nga data 1 tetor 2022.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.