WhatsApp bllokon “screenshot” në përmbajtjet “View Once” - Business Magazine Albania

WhatsApp bllokon “screenshot” në përmbajtjet “View Once”

WhatsApp ka nisur vendosjen e një mase sigurie që ndalon njerëzit të bëjnë “screenshot” të mesazheve që mund të shihen vetëm një herë.
View Once u prezantua në vitin 2021 dhe funksionon njësoj si Snapchat, pra përdoruesit mund të dërgojnë foto e video për një kohë të caktuar dhe më pas zhduken.
Por, aplikacionit i shpëtoi fakti që marrësit thjesht mund të bëjnë një “screenshot”, të përmbajtjes duke e shkatërruar qëllimin kryesor. Mark Zuckerberg ka njoftuar se një opsion që bllokon bërjen e një “screenshot” është duke u lançuar.

WABetaInfo raporton se kushdo marrës që përpiqet ta bëjë një të tillë, nuk mundet dhe iu del një slogan ku thuhet: “Nuk mund të bëhet screenshot për shkak të politikave të privatësisë”.

As një aplikacion nga palët e treta nuk do të kryejë punë sepse do të marrin si rezultat vetëm një ekran të zi.

Ndryshe nga Snapchat, WhatsApp nuk e njofton dërguesin kur marrësi bën një “screenshot”. Nuk ka ende një datë fikse për përditësimin e ri, por gjithçka bëhet me dije është se do të jetë i disponueshëm shumë shpejt.

9to5mac

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0